Katër shqiptarë mes tyre edhe dy gra janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur duke vjedhur.
Mësohet se ata udhëtonin në qytete të ndryshme në Itali ku edhe vidhnin unaza, vathë, diamante, materiale me vlerë të çmuar si edhe para në dorë. Vjedhje këto të kryera të paktën në katër shtëpi, shkruajnë mediat e huaja.
Katër personat u arrestuan nga karabinierët e Compangnia di Civitanova Marche, sipas së cilëve dy gratë shërbenin si vëzhguese në kohën kur dy burrat hynin për të plaçkitur në shtëpi.
Ndërkohë në makinë policia gjeti dy palë doreza, dy elektrik dore , një kaçavidë dhe disa telefona celularë.
Sakaq i gjithë materiali u konfiskua dhe të arrestuarit u transferuan në burg në pritje të seancës së vlerësimit.
la.mi/Fjala.al