“Sami Frashëri” në Paskuqan? Veliaj: Gënjeshtër e madhe e Kryemadhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e quajti gënjeshtër të madhe deklaratën e Kryemadhit e cila u shpreh se shkolla “Sami Frashëri” do të ndërtohet në Paskuqan.

Ai theksoi se kryetarja e LSI mundohet të hapë panik për kapital politik.

Kryetarja e LSI-së ka rreth 30 vite që ia fut kot! Thotë të pavërteta, hap panik, mundohet të shfrytëzojë fatkeqësitë apo vuajtjet e dikujt për kapital politik. Ajo është një kartë e djegur. Mjafton të shihni sot fillimin e punimeve të rruga e Barrikadave, ku ka qenë ish-shkolla ime e vjetër “Sami Frashëri”, një projekt që është bërë me dashuri, është financuar nga qeveria shqiptare. Do të jemi pasnesër bashkë me Ogertën për inspektim te shkolla “Sami Frashëri”. Është pjesë e projektit të rindërtimit, që përfshin edhe 10 shkolla të tjera, pra 11 në total. Por, si gjithmonë, kryetarja e LSI-së hap panik, gënjen publikisht, pa u skuqur fare. T’i vijë turp sepse panikos prindër dhe fëmijë që nuk i kanë asnjë borxh, as asaj, as familjes së saj, as LSI-së. Shkolla e re do ndërtohet në kohë rekord dhe besoj do kapim vitin tjetër shkollor. Shkolla shkon nga 24 klasa në 48 klasa, me 7 laboratorë. Për nga vlerat e arkitekturës, si çdo shkollë e re, si shkolla “Kosova”, “Servete Maçi”, “Betim Muço”, si shkolla “Ardian Klosi”, si shkollat e reja që po ndërtohen në Institutin Bujqësor, te Don Bosko dhe Shqiponja, do i rrisin vlerën pronës. Prona, ose vlera e ndërtesës apo apartamenteve rritet kur janë edhe institucionet arsimore pranë”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se Basha e Kryemadhi, kur kishin mandatin qeverisës, nuk bënë një shkollë dhe nuk lanë asnjë gjurmë në Tiranë.

Lexo edhe :  I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Nëse Lul Basha dhe Monika Kryemadhi më gjejnë një shkollë që bënë gjatë qeverisjes së tyre në Tiranë, unë do ta lë këtë pozitë sepse them kanë lënë një gjurmë në këtë qytet. Por ata nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Është për të ardhur keq që një drejtuese partie, që para ca kohësh ishte në Parlament, as nuk e di që Paskuqani i bie në një Bashki tjetër. Pra si mund të ndërtojë Bashkia e Tiranës një shkollë në një Bashki tjetër? Pse jo në Tropojë, ose Kukës? Kështu thjesht diskreditohen ata që i thonë ato gënjeshtra. Besoj që shumë njerëz që për 30 vite bëjnë pyetjen: Këta personazhe që janë mbajtur me paratë e taksapaguesit, çfarë gjurme kanë lënë? Përgjigjja, fatkeqësisht është: Zero, asnjë gjurmë”, theksoi Veliaj.

Më herët kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se shkolla “Sami Frashëri” do të zhvendoset në Paskuqan. Sot kryebashkiaku e mohoi kategorikisht këtë gjë.\

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

BE kundër planit të Netanjahut për pushtimit e Gazës

BE-ja ka kundërshtuar ndryshimet territoriale ose demografike në Gaza, qëndrim ky në përgjigje të planeve të Kryeministrit izraelit Netanyahu, i...

Me Trumpin që sjell kaos, një pyetje për Demokratët amerikanë: kur do mësoni ndonjëherë?

Timothy Garton Ash Asgjë nuk është më e padurueshme sesa dikush që thotë: “Ta thashë”; prandaj ju lutem më falni që do të jem i...

Gafa e Berishës me Kodin e ri Penal!/ Bie pre e memes në internet për “martesat me zor”

Një meme që qarkullonte në internet për draftin e Kodit të ri Penal për një nen jo ekzistent të quajtur “martesat me zor”, është...

Plagosi nënën me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për 25- vjeçarin

Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka pranuar kërkesën dhe ka vlerësuar si të ligjshëm arrestin në flagrancë të H.S., i dyshuar për...

Çfarë po ndodh me Euron? Monedha europiane ‘fundoset’më tej

Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde të reja historike. Sipas kursit...

Lajme të tjera

Web TV