200 aeroporte europiane drejt falimentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pothuajse 200 aeroporte në të gjithë Evropën janë në prag falimenti për shkak të kolapsit në udhëtimet ajrore.

Një raport nga Këshilli i Aeroporteve Ndërkombëtare (ACI) ka treguar se 193 aeroporte nuk do kenë mundësi të kryejnë pagesat për punonjësit, nëse nuk rifillojnë udhëtimet brenda këtij viti.

Të prekurit janë kryesisht aeroportet rajonale që kryejnë vetëm fluturime të brendshme.

Vlerësohet se numri i të punësuarve kap shifrën e rreth 277 mijë persona, numër i cili gjeneron të ardhura kolektive prej 12.4 miliardë euro në vit.

Por, ACI deklaron se të rrezikuara mbeten edhe aeroportet e mëdha europiane.

Organizata u ka bërë thirrje qeverive të sigurojnë një mbështetje për 20 aeroporte kryesore europiane, të cilat kanë shënuar një rritje të papritur të borxhit prej 16 miliardë euro, ose gati 60 për qind të xhiros së tyre për një vit normal.

Numri i pasagjerëve në aeroportet e Europës në muajin shtator ra me 75 për qind, krahasur me të njëjtin muaj një vit më parë.

Ndër të tjera, organizata kërkoi që testet anti-Covid të kryhen në aeroporte për të shmangur masat e karantinës dhe për të ndihmuar në rifillimin e udhëtimeve ajrore./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Lajme të tjera

Web TV