A rrezikojmë të mbyllemi sërish? Fico: Mund të ndodhë gjithçka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka folur rreth mundësisë për tu kthyer sërish në karantinë duke u shprehur se në këtë moment nuk mund të bëhen parashikime.

Në një intervistë për Report Tv, Fico u bëri apel punëdhënësve që kanë mundësi, t’i lënë të punojnë nga shtëpia për të shmangur kontaktet.

“Kjo është një sëmundje që ka një dinamikë që smund të bësh parashikime që të na thotë ç’do të ndodhë nesër. Duke pasur një rritje të numrit të infeksioneve, ne mund të themi që masat që kemi marrë po të zbatohen rigorozisht, kjo do të na lejojë që të kapërcejmë këtë moment shumë më mirë. Nëse do dekurajohemi nga vështirësia në të cilën na vuri pandemia, do të jetë shumë e vështirë.

Askush nga ne nuk dëshiron një mbyllje. Dua të sjell në vëmendje një fakt. Të gjithë punëdhënësit që kanë mundësi t’i lënë punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia, ta bëjnë këtë gjë. Të mbajmë maska të ruajmë distancimin dhe të shkojmë te mjeku në rast se kemi shenja. Kjo do të na bëjë të jemi më të aftë që të kufizojmë sa më pak.”, theksoi ajo.

Kujtojmë që ditën e sotme në vendin tonë u shënua një rekord me 6 viktima dhe 311 raste të reja.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Shpërtheu murin e Ambasadës italiane, ndërron jetë Fatos Kaceli

Fatos Kaceli, një ndër djemtë e rinj të Tiranës që shpërthyen muret e ambasadave të huaja në Tiranën e...

Kurti, takim me emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti...

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

Në një intervistë për BIRN, ekonomisti Arben Malaj tha se aksioni më shumë mediatik sesa konkret i qeverisë shqiptare ndaj bizneseve të vogla të...

Befasia për “Topin e Artë”, në listë futet lojtari i Serie A!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për Topin e Artë është planifikuar për 22 shtator, si gjithmonë në Théâtre du Châtelet në Paris, por zërat...

Tragjedi në ajër/ Përplaset helikopteri, humb jetën 2 ministri i Mbrojtjes dhe Mjedisit

Dy anëtarë të qeverisë së Ganës, Ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boamah dhe Ministri i Mjedisit Ibrahim Murtala Mohammed, humbën jetën në një përplasje...

Lajme të tjera

Web TV