Antisemitizmi/ Ruçi: Shqipëria do ta shndërojë këtë luftë në çështje të të gjithë Ballkanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi në fjalën e tij në Forumin kundër Antizemitizmit u shpreh se Shqipëria do ta shndërrojë luftën kundër antisemitizmit në çështje të të gjithë Ballkanit.

Kryeparlamentari shqiptar shtoi se antisemitizmi nuk është vetëm kundër hebrenjve, por kundër të keqes, teksa kujtoi marrëdhëniet e ngushta mes shqiptarëve dhe hebrenjve, që kanë nisur shekuj më parë.

“Siguroj se Shqipëria do ta çojë deri në fund misionin e saj për ta shndërruar luftën kundër anti-semitizmit në çështje të të gjithë Ballkanit. Shqiptarët bota i njohu si magjistratët e mbrojtjes së hebrenjve, pa dallim fetar, pasurie e orientim politik. Lufta kundër anti-semitizimit nuk mbron vetëm një komb, por është pjesë e projektit të humanizmit, për një botë më të qetë e në paqe.

Qëndrimi ynë buron sa nga historia, aq edhe nga ekzistenca, aq edhe nga aspiratat tona evropiane. Buron nga partneriteti për të mbrojtur të ardhmen tona. Anti-semitizmi nuk drejtohet vetëm kundër hebrenjve, por kundër të keqes”, deklaroi kryetari i Kuvendit.

Ky Forum u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë dhe në të po marrin pjesë personalitete të larta shtetërore nga SHBA, Parlamenti Europian dhe vende të tjera të rajonit.

Të fundit

Barcelona “gjen” sulmuesin, 21-vjeçari luan te Villarreal

Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen...

Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Një ngjarje që të kujton skenarin e një filmi aksion është zhvilluar ditët e fundit në Dubai, ku një diamant rozë me vlerë 25...

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona të ndryshme turistike. Autorët kishin...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

New York Times: Shqipëria, nga një shtet i izoluar, në destinacionin më të ri të Europës

Prestigjiozja amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, ku veçon plazhet e pastra, historinë dhe zonat muzeale të mbrojtura nga...

Lajme të tjera

Web TV