Betohen 19 gjyqtarë të rinj, kryetarja KLGJ: Kemi nevojë për të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

19 gjyqtarë të rinj të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020 kanë bërë sot betimin. Mësohet se ceremonia e betimit në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në këtë event publik ishin të ftuar dhe morën pjesë personalitete në fushën e drejtësisë  si  Z. Gent Ibrahimi, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Z. Artur Metani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Z. Sokol Sadushi, Zv. Kryetar i Gjykatës së Lartë, Z. Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, etj. Të pranishmit u përshëndetën nga Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë dhe Drejtori i Shkollës së Magjistraturës.

Në fjalën e saj, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami vuri theksin tek rëndësia që ka të qenit gjyqtar si për sistemin gjyqësor ashtu dhe për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Ajo u shpreh dhe për rëndësinë që ka për sistemin e drejtësisë ruajtja e figurës dhe integritetit profesional të gjyqtarëve veçanërisht në krijimin e besimit të publikut në një drejtësi të paanshme dhe të barabartë për të  gjithë.

Në mesazhin e saj, Znj. Llagami u shpreh se sistemi gjyqësor ka nevojë për më shumë se kurrë sot për gjyqtar të rinj me aftësi të larta profesionale dhe vlera njerëzore. Duke i uruar suksese gjyqtarëve të rinj, Znj. Llagami e mbylli fjalën e saj duke theksuar se presioni është ai që e bën diamantin nga qymyri.

Më pas u vijua me betimin gjyqtarëve  të rinj, Znj. Anjeza Buzo, Znj. Alda Sadiku, Znj. Thomaidha Roça, Znj. Jeta Qinami, Znj. Sonila Hoxha, Z. Fatmir Ndreu, Znj. Arjeta Lika, Z. Alban Veçani, Znj. Entela Gjoni, Znj. Suela Lika, Z. Gjergji Baçi, Znj. Marjola Beluli, Z. Aulon Pashaj, Znj. Arnisa Këlliçi, Z. Adrian Shega, Z. Gentian Jahjolli, Znj. Maela Alicanaj, Z. Enkel Peza, Znj. Miranda Nakaj, sipas tekstit: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale”.

Lexo edhe :  Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV