COVID-i izolon për herë të dytë Francën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpallur vendimin për mbylljen e dytë kombëtare të Francës.

Pavarësisht se çfarë bëjmë ne, rreth 9 mijë njerëz do të jenë në kujdes intensiv dhe nëse nuk bëjmë atë që është e nevojshme sot, nëse nuk i japim shpërndarjes së virusit një goditje fatale, spitalet tona së shpejti do të mbushen, pa asnjë mundësi transferimi të të sëmurëve sepse virusi është kudo”.

Kështu u shpreh presidenti francez, Emmanuel Macron kur njoftoi masat e reja kufizuese për parandalimin e pëhapjes së virusit Covid-19 në Francë.

Unë marr përgjegjësinë e plotë”, tha ai më tej.

Macron deklaroi se qëllimi i këtyre masave është mbrojtja e punëtorëve, stafit mjekësor, të sëmurëve dhe ekonomia e vendit.

Ne nuk mund ta mendojmë të kemi një kujdes të qëndrueshëm shëndetësor nëse nuk kemi një ekonomi të shëndetshme. Ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur mes gjërave nga të cilat duhet të heqim dorë”, tha Macron.

Sipas tij, vendi mund të kërkonte edhe imunitetin e tufës, por sipas ekspertëve, pasojat do të ishin të mëdha, të paktën 400 mijë viktima më shumë se sa janë shënuar deri më tani.

Ne nuk do të lejojmë që bashkëqytetarët tanë të vdesin. Një version i dytë, do të ishte edhe izolimi i personave që janë të rrezikur, por kjo nuk është e mundur, pasi në këtë mënyrë nuk do të mbronim dot mjekët dhe të moshuarit”, tha ai.

Presidenti francez deklaroi se të mërkurën u kryen miliona teste anti-Covid, por pavarësisht këtij fakti, nuk mund të gjurmohet dot zinxhiri i transmetimit të infeksionit.

Ne mund të rrisim numrin e shtretërve në kujdesin intensiv, por nuk mund të vazhdojmë gjithmonë kështu”, tha ai.

Lexo edhe :  Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

Qytetarët francezë do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për punë të rëndësishme ose për arsye mjekësore.

Sakaq, baret dhe restorantet do të mbyllen, por shkollat dhe fabrikat do të qëndrojnë të hapura.

Viktimat nga koronavirusi në Francë arritën në 500 në ditën e fundit dhe për këtë arsye autoritetet janë të vendosur të bëjnë gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës./Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Spartak Ngjela: Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur

Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij...

Oferta e fundit e Liverpool për Isak vendos rekord!

Liverpool është padyshim "mbreti" i merkatos së kësaj vere, por klubi i kuq ende nuk e ka mbyllur merkaton pasi pret të bëjë edhe...

Mjeti lundrues pëson defekt në motorr, Policia u vjen në ndihmë turistëve

Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defect në motorr. Përmes një...

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është arrestuar dhe ka pranuar krimin. Gjatë...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Lajme të tjera

Web TV