Baret dhe restorantet në zonën e “Bllokut” mund të mbyllen pas orës 22:00

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se po vlerësohet mbyllja e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00 në zonën e bllokut.

Ndërkohë Komiteti i Ekspertëve ka dalë në përfundimin që universitetet të zhvillojnë mësim vetëm onlinë, për një muaj. Konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë.

Komiteti ka vlerësuar se është e nevojshme që të kemi masa shtetsë. Në mbledhjen e komitetit të ekspertëve, është analizuar situata dhe risqet, kemi analizuar situatën në Europë e botë, ecurinë e virusit, kemi vendosur të propozojmë unanimisht që në universitete të zhvillohet vetëm mësim online për të paktën 1 muaj.

Konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë. Komiteti teknik po vlerëson mbylljen  e bareve në zonën e bllokut pas orës 22:00, sepse është një zonë me shumë grumbullime gjatë natës. Nëse nuk kemi disiplinë do rrezikojmë mbylljen”, tha Rakacolli.

Ky vendim vjen vetëm një ditë pasi Gjermani dhe Franca vendosën për karantinë totale. Kujtojmë se kjo fazë e dytë e Covid-19 është shumë agresive.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV