Gjykata lë në burg Klodian Gradecin, ish-drejtues i AKBN-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me Burg” për ish-drejtorin e AKBN-së, Klodian Gradeci.

Gradeci akuzohet për shpërdorim detyre, teksa u arrestua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Drejtori i Hidrokarbureve, i shpallur në kërkim për abuzimin 1.4 mln dollarë, është vetëdorëzuar.

Gradeci ka kërkuar një masë më të butë sigurie, me argumentin se është sëmurë, por kërkesa nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues.

Arrestimi

Me t’u kthyer nga Turqia, Klodian Gradeci, 45-vjeç, u vendos në pranga në aeroportin e Rinasit, pasi Prokuroria kishte lëshuar disa urdhër-arreste ndaj disa zyrtarëve të AKBN-së.

Përveç Gradecit, janë arrestuar zyrtarët e tjerë të këtij institucioni Qano Hoxhaj, Denis Durrsi e Rezarta Sulejmanin, si dhe inspektorët e tatimeve Arben Dodën e Simon Markun.

Akuzat

Ata akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm rreth 2 milionë Dollarë, permes falsifikimit te dokumenteve.

Sipas hetimeve ka rezultuar se kompania “Phoenix Petroleum”, kishte fituar të drejtën për të shfrytëzuar disa puse nafte, me detyrimin që të kryente investime, të cilat do të verifikoheshin nga AKBN.

Nga hetimet rezultoi se shoqëria “Phoenix Petroleum”, ka falsifikuar dokumentet për të përmbushur fiktivisht detyrimin për investim tek puset e naftës.

Zyrtarët e AKBN-në certifikuan faturat e paligjshme, duke i zyrtarizuar punimet si të kryera. Sipas hetuesve zyrtarët e tatimeve, Simon Marku dhe Arben Doda, përpiluan një raport kontrolli të paligjshëm duke plotësuar skemën e abuzimit./Re.D/Fjala.al

Të fundit

“Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës,...

Gënjeshtra e Madhe e 11 Majit: Kush gënjeu, kë dhe për çfarë?

Nga Fejzo Subashi. Kush më shumë e kush më pak, i gjithë spektri politik, nga e majta në të djathtë,qofshin këto partitë e mëdha, apo...

Deti përpiu krenarinë italiane, “Andrea Doria” fundoset në ujërat amerikane

nga Leonard Veizi Në historinë e tragjedive detare, ka raste kur deti nuk është thjesht një hapësirë e pafund ujore, por një arenë ku përmbyset...

Në qelinë muze të Al Capone-s. Aty ku shtyu ditë-netët gangsteri më i madh në botë

Nga ROLAND QAFOKU Sot burgu i Alcatraz-it në San Francisko të SHBA nuk “punon” më. Është thjesht një muze dhe famën e vjetër nuk e...

Prezantohet Kodi i ri Penal, Manja: Do të hidhet për konsultim publik

Ditën e sotme është prezantuar drafti i kodit të ri penal, i cili nuk është përfundimtar, pasi pritet të hidhet për diskutim publik. I pranishëm...

Lajme të tjera

Web TV