Santiago Malko u vra për hakmarrje, SPAK ndryshon akuzën për Blendi Tetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rëndohet pozita për Blendi Tetën i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të ndryshohet akuza nga “vrasje me paramendim” në “vrasje për hakmarrje”.

Të pandehurit i është dhënë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet me ndryshimin e cilësimit të veprës penale. Vetë Teta nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Seanca e radhës është lënë për në datën 3 nëntor.

Blendi Teta është i arrestuar në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos në 27 gusht 2019. Kjo akuzë nga SPAK nuk është vetëm për Tetën, por edhe për të gjithë të akuzuarit. Prokurori i çështjes e ka cilësuar si lapsus akuzën e parë “vrasje me paramendim”.

Tre javë më parë SPAK mbylli hetimet për Blendi Tetën, një prej personave të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos pranë zonës së Xhamllikut më 27 gusht 2019. SPAK akuzon Tafën për vrasje me paramendim kryer në kuadër të grupit kriminal në rolin e ndihmësit.

Prova në ngarkim të Blendi Teta janë të dhënat e përftuara nga përgjimet telefon dhe të dhëna nga ekzaminimi teknik kompjuterik i aparatit celular.

Blendi Teta akuzohet në kuadër të grupit te strukturuar kriminal, ku në rolin e ndihmësit ka ndihmuan në realizimin e vrasjes së Santiago Malkos. Teta ka orientuar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal për lëvizjet e Malkos para ngjarjes.

Pretendimi se ai nuk është përfshirë direkt në krim dhe nuk ka bashkëvepruar me të tjerë për të kryer krimin e vrasjes, pasi është larguar nga vendngjarja para se të kryhej vrasja është hedhur poshtë nga provat e gjetura nga tabulatet telefonike./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

E vetmja gjë qesharake në fushatën e Berishës është LaCivita

Mero Baze Sali Berisha ka bërë plot fushata serioze në historinë e tij 35-vjeçare. Ka bërë fushata të varfra, por me...

Nis zyrtarisht procesi i votimit, 5225 qendra votimi do jenë hapur deri në orën 19:00

Sot, më 11 maj 2025, qytetarët shqiptarë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ri. Procesi...

Shqipëria drejt Europës/ Fletët e votimit në Zapod të Kukësit shpërndahen me mushka

Në zonën malore të Zapodit, në Bashkinë Kukës, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është bërë në kushte...

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shqiptar mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpeshta të...

“El Clasico” e së dielës/ Superkompjuteri, asnjë shans për Realin e Madridit

“El Clasico” e së dielës është praktikisht një finale, veçanërisht nëse Barça fiton. Të besuarit e Ançelotit do të synojnë të sulmojnë në “Montjuiç”...

Lajme të tjera

Web TV