Valteri i kërkon llogari Ahmetajt: Punimet e rindërtimit me hapin e breshkës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës Halit Valteri nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar llogari ministrit për rindërtimin Arben Ahmetaj të cilin e ka ftuar në interpelancë për të folur lidhur me ecurinë e punimeve të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Valteri kërkoi që Ahmetaj të japë llogari para shqiptarëve se sa është numri i banesave të ndërtuara, ku kanë shkuar lekët e donatorëve dhe a ka përgjegjës për viktimat e asaj katastrofe.

Një vit më parë Shqipëria përjetoi sinjalin e parë të një vale sizmike shkatërrimtare. Ky makth ishte shkëndija e parë e asaj që do të vinte më pas.

Bilanci i tërmetit të 26 nëntorit rezultoi katastrofik. Në vend që ky të shërbente si një moment që të na bashkonte, konstatohet me keqardhje se mijëra familja edhe pse po bëhen një vit, nuk ka marrë asnjë mbështetje.

Kujtojmë Durrësin Thumanën, Kombinatin si zonat që përjetuan dëmet më të mëdha. Solidariteti duhet të ishte maksimal, por ata u përballën me arrogancën e pushtetit qëndror dhe atij vendor të cilët shkonin vetëm për show mediatik me kamera”, u shpreh Valteri.

Më tej ai theksoi se edhe sot që pothuajse ka kaluar një vit nga ajo fatkeqësi mijëra familje vijojnë të qëndrojnë në qiell të hapur duke jetuar në çadra, shtëpi me qera dhe pa ndihmën ekonomike që iu premtua.

Në fund deputeti Valteri i kërkoi ministrit Ahmetaj që të flasë me shifra se sa është numri i banesave, pallateve të ndërtuara nga dëmtimi i tërmetit dhe ku kanë shkuar donacionet e dhuruara.

I nderuar ministër shqiptarët presin nga ju a keni një shifër sa janë në çadra. Një dimër e kaluan në çadra. Sa fitojnë bonus qiraje dhe sa kohë do të jetë aktiv. Kemi punime me hapin e breshkës.

Sa shtëpi private janë rindërtuar. a janë lëvruar fondet e konferencës së donatorëve. Kush është përgjegjësi i viktimave të pallateve që duhet të ishin shpallur të pabanueshme. A janë vënë lekët në zbatim të qytetarëve”, përfundoi fjalën e tij Valteri./Bl.BaFjala.al

Të fundit

“Mund ta bëhet minierë “floriri” , historiani: Ja si ta shpëtojmë Burgun e Spaçit

I ftuar në nje emision historiani Auron Tare deklaroi se burgu i Spaçit rrezikon që pas një shekulli të...

Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë të re për të gjurmuar alienët

Një studim inovativ i udhëhequr nga astrofizikani dhe astrobiologu i Universitetit të Arizonës, Daniel Apai, prezanton një perspektivë të re mbi kërkimin e jetës...

Giacomo Matteotti – historia e vrasjes nga fashistët

-Një martir i demokracisë në Italinë e viteve ’20- Kush ishte Giacomo Matteotti? Giacomo Matteotti (1885–1924) ishte një politikan dhe intelektual italian, lider i Partisë Socialiste...

Tatimet analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, kur rrezikohet sekuestrimi i makinës

Bizneset dhe individët, që kanë detyrime tatimore të papaguara mbi 1,000 lekë duhet të mendojnë për shlyerjen, pasi rrezikojnë t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar,...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 10 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 85.4 lekë dhe shitet me 86.6 lekë. Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV