Foto/ Pak ditë pas lindjes, Arbana Osmani zbulon ‘sekretin’ si u rikthye në formë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arbana Osmani ka përdorur llogarinë e saj në Instagram për të ndarë pak nga eksperienca e saj gjatë shtatzënisë dhe këto ditë pas lindjes. Inboxi i saj është mbushur plot me pyetje nga gratë dhe vajzat që duan të dinë se si ia doli moderatorja të rikthehej në formë brenda një kohe shumë të shkurtër pas lindjes.

Rikujtojmë që Arbana ka vetëm 10 ditë që ka sjellë në jetë djalin e saj, Diell dhe në fotot e postuara së fundmi, nuk duket aspak sikur sapo ka lindur.

Fiilimisht gjatë shtatzënisë kam ngrënë shëndetshëm (shumë perime, shumë fibra, pak ëmbëlsira dhe shumë ujë). Të gjitha ëmbëlsirat e gatuara gjatë karantinës i kanë ngrënë kryesisht familjarët e mi.

Doktori im, shumë i rreptë në lidhje me shtimin e peshës, më këshilloi të mos shtoja më shumë se 8-10 kg dhe kam ngrënë shpesh e nga pak”, -ka shkruar Arbana, duke vazhduar të tregojë rreth eksperiencës së saj dhe duke zbuluar edhe se djalin e ka sjellë në jetë përmes lindjes cezariane.

Sot, 10 ditë pas lindjes (c-section), jam 3 kg më shumë seç isha para shtatzënisë. (Tjetër muhabet pastaj që edhe para shtatzënisë isha nja 3 kg më shumë seç duhet të jem normalisht). Para një jave fillova një regjim ushqimor me 1800 cal në ditë, që përfshin shumë fibra, proteina, pak karbohidrate – pothuajse 0 ëmbëlsira, fruta, perime, asnjë pije me gaz etj.

(Po vdes për ëmbëlsira, kush i jep gji fëmijës ma di hallin). Çdo ditë pi minimumi dy shishe ujë, por ndonjëherë edhe më shumë, së pari sepse kam shumë etje nga gjidhënia dhe së dyti sepse sipas librave që kam lexuar konsumimi i ujit rrit sasinë e qumështit”, -ka përfunduar ajo.

Lexo edhe :  Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Dhe nëse po pyesnit veten nëse Arbana po ushtrohet, ajo thotë se nuk po merret me asnjë aktivitet fizik, përveç dy fëmijëve që duan vëmendjen e saj./ Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Republika e rregjimeve të urryera të së kaluarës

Thoma Gëllçi  (Një rrëfim që s’ka as fillim, as fund, por plot armiq të urryer dhe një popull që mallkon...

Breshëri mbi shalqinj: Fushat e Hersonit nën sulmet e dronëve rusë

Edhe në tokat bujqësore në Herson të Ukrainës, kërcënimi i luftës ndihet prej afër. Fermerët që korrin shalqinj në tokat e tyre, së fundmi janë...

Rrëzohet avioni në Arizona, nuk ka të mbijetuar

Një avion i vogël transporti mjekësor u rrëzua në rezervatin Navajo në veri të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 7 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.6 lekë. Franga...

Aventura mes autostradës/ Shoferi kapet me 320 km/h, trefishi i shpejtësisë së lejuar

Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën e kufijve të përgjithshëm të...

Lajme të tjera

Web TV