Gazetarit të njohur i vendosin lëndë shpërthyese në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarit të njohur Elidion Ndreka i kanë vendosur një sasi lëndësh shpërthyese gjatë mesnatës në pjesën e jashtme të banesës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Balldre. Fatmirsisht blutë raportojnë se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se një automjet është filmuar nga një kamera sigurie, nga i cili ka zbritur një person dhe ka vendosur lenden plasëse dhe më pas është larguar.

“Në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës së shtetasit E.N,  ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kjo është ngjarja e dytë e kësaj natyre gjatë që ka ndodhur gjatë natës së kaluar ku edhe një banori në Vlorë i kishin vendosur sasi lëndësh shpërthyese në derën e banesës.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV