“Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin”, Rama publikon videon dhe ironizon opozitën

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me opozitën duke publikuar një video. Rama thotë se oferta fituese për demokratët është “Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin”.

Edhe dje Rama ironizoi me këtë deklaratë teksa sot thotë se me këtë ofertë bota është e tyrja.

“Oferta fituese për demokratët “Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!” dhe bota është e jotja”, shkruan Rama.

Në video konstatohen qëndrimet kontradiktore të familjes presidenciale. Nga një anë Kryemadhi që thotë se COVID nuk ekziston dhe nga ana tjetër, presidenti që flet i shqetësuar për situatën./Bl.Ba/Fjala.al