Nga bojkoti i kampionatit te marrëveshja, sot fitoi i gjithë sporti!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Topi do të nisë të rrotullohet këtë fundjavë me klubet e Kategorisë Superiore që i dhanë fund bojkotit në mbledhjen e Ligës Profesioniste të Futbollit.

Pas një “beteje” të nisur prej kohësh, në muajin gusht presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore vendosën të mos e nisnin kampionatin duke kërkuar nga qeveria plotësimin e katër kërkesa thelbësore qeverisë.

Në fakt, bëhej fjalë për kërkesa që ndihmojnë të gjithë sportin e jo vetëm futbollit, siç është për shembull ligji për sponsorizimin që pritet të ketë një impakt të rëndësishëm nëse ndryshohet sipas propozimeve të bëra nga Liga Profesioniste e Futbollit.

Nisma e futbollit u sulmua që në start. U akuzua se kjo ishte një lëvizje politike apo se bëhej për përfitimet të njërit apo të tjetrit. Në një moment hyri në lojë vrullshëm edhe vetë Fideli, po, po, vet Fideli, tamam si kofini pas të vjelit…

Deputeti socialist mori përsipër të bënte negociatorin e qeverisë me klubet, në një kohë që Liga ishte shprehur me kohë se për plotësimin e kërkesave duhej vetëm vullnet politik nga e Kryeministrit Rama.

Por Fideli nuk u ndal, duke bërë një seri daljesh mediatike brenda ditës për javë me radhë, duke u hequr herë si mbrojtës i sportit e herë duke lëshuar akuza e sulme nga më të ndryshmet ndaj presidentëve dhe klubeve.

Dhe koha tregoi se ishte ai që u përpoq ta përdorte politikisht këtë çështje e për interesa personale.

Gjithashtu, koha tregoi se kauza e klubeve ishte e drejtë, tërësisht sportive me qëllimin për të zgjidhur problematikat e sportit, nuk kishte asnjë prapavijë politike dhe se mënyra e zgjedhur për të protestuar ishte rruga e vetme për të sensibilizuar qeverinë dhe të gjithë opinionin publik.

Lexo edhe :  “E kishim parë kundërshtarin”, Ilir Daja flet pas fitores: Ishim në nivelin e duhur

Madje, të gjitha federatat e sporteve të tjera e mbështetën këtë nismë, duke u pozicionuar publikisht pro kërkesave të Ligës.

Ashtu siç klubet e kishin parashikuar, zgjidhja po vjen pikërisht prej vullnetit politik të Kryeministrit. Jo prej Fidelit, jo prej tryezave me burokratë ministrish apo teknokratë administrate.

Një takim i para pak ditëve mes Ramës dhe Dukës i hapi rrugë zgjidhjes së ngërçit dhe vuri në shinat e duhura marrëveshjen që duket se është çështje orësh. Arritjen e një marrëveshjeje që Duka e lajmëroi pas mbledhjes së Ligës e konfirmoi edhe një reagim në rrjetet sociale nga ana e Ramës.

Pra, bojkoti e realizoi qëllimin e tij, duke sjellë çështjen në vëmendje dhe në tryezën e qeverisë. Ka qenë e vështirë për të gjithë, veçanërisht për klubet, por ishte një sakrificë që ia vlejti.

Tashmë futbolli dhe i gjithë sporti ka vëmendjen e duhur për të realizuar një reformë në kuadrin ligjor, që mund të jetë efikase dhe produktive për të ardhmen.

Më në fund pas 30 vitesh braktisje të sportit nga ana e qeverive, duket se situata mund të ndryshojë dhe sportit shqiptar të marrë mbështetjen e duhur nga shteti.

Të fundit

Zjarri në fshatin Senicë, digjen banesa dhe kisha në fshat

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa banesa në fshatin Senicë të Sarandës. Raportohet për rreth 10 banesa të...

Deputetët e Kosovës nuk i tremb Kushtetuesja, s’ka konstituim për herë të 52-të

Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52. Seanca u ndërpre sërish në pikën e votimit për ngritjen e komisionit për mbikëqyrjen e...

Nuk na u ndanë bidonët nga supet, gjirokastritët në radhë për ujë

"Cesma e Vidhajt “ në Gjerbës të Mallakastrës është i vetmi burim natyror furnizimi me ujë për 120 familjet e këtij fshati. Edhe pse të...

Izraeli lejon vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza

Izraeli do të lejojë që ndihma humanitare të hidhet nga ajri për banorët e Gazës nga vendet e huaja, raportoi radioja ushtarake. Masa do të...

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”, pamje e befasishme!

Sacha Baron Cohen, i njohur për rolet e tij komike si Borat, Ali G dhe Brüno, është kthyer së fundmi në vëmendjen e publikut,...

Lajme të tjera

Web TV