Rrëzimi i dekretit në Kuvend/ Meta: Hap drejt bllokimit të integrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pas rrëzimit të dekretit të tij në Kuvend për kthimin e Kodit Zgjedhor duke e cilësuar si një hap drejt bllokimit të integrimit.

“Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008  i cili i dha goditje në zemër sistemi parlamentar e na çoi këtu në demokracinë e kryetarëve të oligarkëve. Kjo është arsyeja pse dje deputetët refuzuan kërkesën e BE dhe votuan ndryshimet. Rasti më i fundit i shkeljes së kushtetutës cënoi ndryshimet e kushtetutës që u ndërmorën gjatë imponimit të masave kundër pandemisë. Prej 20 muajsh kemi një parlament monopartiak.

S’kemi  gjykatë kushtetuese dhe e keni parë se kujt i intereson kjo. Kur të drejtat e liritë themelore të popullit nuk respektohen nga vetë ata që kanë zgjedhur. Nuk kemi kuadër ligjor për ta bërë të aplikueshëm referendumin edhe pse është detyrim kushtetues. Çmendet i gjithë procesi ligjvënës sikur po ndodh këto ditë.

41 ligje ka kthyer presidenti në Kuvend për rishqyrtim. Antikushtetushmërie. Çfarë mund të ketë ndodhur me marrëveshje ndërkombëtare me aktet e këshillit të ministrave. Çfarë po ndodh përditë me veprimet e paligjshme të policisë dhe shtetit kur dhe si do të dëgjihet zëri i popullit. E pamundur të shprehësh me fjalë absudrin e kësaj situate. Prej kohësh biznesi i huaj dhe ai vendas ka frikë të investojë në Shqipëri. Vendimarrjet arbitrare. S’ka asnjë lloj llogaridhënieje, mekanizmat gati janë shuar prej 3 vitesh”, tha Meta.

Kujtojmë se Parlamenti rrëzoi të enjten dekretin e Presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor, pavarësisht edhe thirrjes së ndërkombëtarëve për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV