Shkundet Turqia/ Tërmet 6.6 ballë, lëkundjet ndjehen edhe në Greqi

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë.

Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli, Bursa si dhe në Greqi.

Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.6, ballë

Këshilli i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave deklaroi se tërmeti ishte 6.6 i shkallës rihter dhe epiqendra e tij Deti Egje.

 

Pa.Va/Fjala.al