Shpërthim me eksploziv / Vlonjatit i vendosin lëndë plasëse në derën e banesës

Një sasi me lëndë plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një banese në Vlorë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri.

“Në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pa.Va/Fjala.al