Situatë kritike nga Covid në SHBA, një person vdes në çdo 107 sekonda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara prijnë për nga numri i rasteve me COVID-19 në botë me rreth 9 milionë të infektuar. Ndërkohë të dhënat tregojnë se të premten u regjistrua numër rekord prej 100 mijë rastesh të reja brenda një dite.

Në shtete si Uiskonsin autoritetet u kërkuan qytetarëve të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit.

“Duhet të ndërmarrim veprime të rëndësishme e kolektive. Duhet të qëndrojmë në shtëpi. Shmangni kontaktin me njerëzit që nuk jetoni”, tha Andrea Palm I Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në Uiskonsin.

“70 nga 72 qarqet e shtetit tonë kanë nivele shumë të larta të sëmundjes. Spitalet janë të mbingarkuara. Dje, një në pesë spitale në Uiskonsin raportoi shkurtim kritik të stafit”, tha Julie Willems Van Dijk, e Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në Uiskonsin.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në çdo 1.2 sekonda një amerikan rezulton pozitiv ndërsa një vdes çdo 107 sekonda.

Vendi i dytë më i prekur në botë është India që të enjten raportoi mbi 8 milionë raste prej fillimit të pandemisë. Ministria e shëndetit tha se ka një rritje prej 50 mijë infektimesh të reja ditore.

“Arritëm në 8 milionë infektime sepse njerëzit nuk po respektojnë distancimin fizik. Po ashtu, njerëzit nuk po i lajnë shpesh duart. Kemi shumë pacientë që vijnë pa një maskë në spitale dhe nuk u shmangen turmave”, tha Dr. Pankaj Yadav nga një spital nëDistriktin Moradabad.

Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes ndërsa paralajmërojnë një valë të dytë të pandemisë.

“Nuk duhet ta ulim vigjilencën, sepse mund të vuajmë një valë të dytë. Ajo që kemi mësuar nga sëmundjet SARS dhe MERS, vala e dytë është më e rrezikshmja”, këshillon Prasanna Kumar T, Pulmologe në Spitalin MS Ramaiah.

Lexo edhe :  Endri Shabani i shtang të gjithë: PD nxori grupe të armatosura për vota

Brazili është vendi i tretë më i goditur pas SHBA-së dhe Indisë, por zë vendin e dytë në botë për nga numri i viktimave me COVID-19.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro kritikoi vendet që rikthyen masat e izolimit me qëllim bllokimin e përhapjes së mëtejshme të virusit. Ndërsa numri i vdekjeve rritet, Brazili është kthyer në vendin kyç të testimit të vaksinës kundër koronavirusit si dhe ka miratuar provat klinike të fazës të fundit për katër vaksina./VOA

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV