“150 euro për person”, kapen dy të rinj duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë arrestuar pasi po transportonin 7 emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Fillimisht në pranga u vendos një 30-vjeçar Denis Sulejmani i cili u kap në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec teksa po transportonte 4 emigrantë me një mjet tip “Vlokswagen”.

Ai u kishte marrë 200 euro në këmbim të transportimit të tyre drejt vendeve në BE.

Ndërkohë një 18-vjeçar, Skerdilajdo Kamberi banues në Rrogozhinë u arrestua në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “BMW”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV