Formula 1, “Mercedes” shpallet për të 7-tën herë “kampione e botës” për konstruktorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra gjermane “mbyll hesapet” në Imola, Hemiltoni korr fitoren e 9-të në 13 gara. Formula 1 ka kurorëzuar të dielën skuadrën e “Mercedes”-it, për të 7-tin sezoni radhazi, si kampione të botës për konstruktorë.

Kjo erdhi pasi dy makinat e skuadrës gjermane mbërritën të parat në finishin e garës së Imolas, me Ljuis Hemiltonin që korri fitoren e 9-të në 13 gara.

Ljuis Hemilton fitoi të dielën duelin me Valteri Botasin në Çmimin e Madh të Emilja Romanjës, ndërsa skuadra e “Mercedes”-it siguroi, për të 7-tin sezon radhazi, titullin e “kampiones së botës” në Formula 1 për sezonin 2020, pasi çarja e një gome në Imola nxorri nga gara Maks Verstapenin.

Piloti britanik i mbijetoi sfidës së 5 xhirove të fundit me shokun e tij të skuadrës, pas daljes dramatike nga gara të pilotit të “Red Bull”-i, duke iu shkëputur Botasit, i cili kryesoi në xhirot e para, i ndjekur nga Verstapeni.

Holandezi pati marrë vendin e dytë, duke u nisur nga ai i 3-ti, ndërsa Hemiltoni humbi një vend, madje rrezikoi të zbriste në të 4-tin, pas sulmit të Daniel Riçiardos, në atë që ishte një nisje dramatike e garës. Por finlandezi i “Mercedes”-it u thirr për të ndërruar gomat, i ndjekur nga Verstapeni, ndërsa Hemiltoni u la të vazhdonte, me shpresë për të fituar kohë ndaj rivalit holandez në betejën për vendin e dytë.

Por futja në përdorim e makinës virtuale të sigurisë i dha britanikut mundësinë të futej për të ndërruar gomat e të dilte sërish i pari, vend të cilin ai nuk e lëshoi deri në fund, ndërsa në xhiron e 51-të, Maks Verstapeni pësoi çarjen e gomës dhe doli nga gara, ndërsa kjo ishte një ditë zhgënjyese për “Red Bull”-in, pasi edhe piloti tjetër, Aleksandër Albon, e mbylli në vendin e fundit.

Lexo edhe :  Yamal kalon parashikimet! Sa centimetra është rritur krahasuar me debutimin?

Ndërkaq, podiumin në Imola e plotësoi australiani i “Renault”, Daniel Riçiardo, i cili la prapa rusin Daniil Kviat. 10-shen e të parëve e plotësoi Sharl Lëklerk me “Ferrari”, i ndjekur nga Sebastian Perez i “Racing Point”, ndërsa vendin e 7-të dhe të 8-të e morën dy makinat e “MekLaren”, me pilotët Karlos Sainz dhe Lando Norris, ndërsa dy vendet e fundit të pikëve i mori dyshja e Alfa Romeos, Kimi Raikone-Antonio Xhovinaci.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV