Kupa e Shqipërisë nis rrugëtimin e sezonit të ri, njihen 16 ekipet që vijojnë më tej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka ngritur siparin e sezonit të ri me takimet e turit të 32-shes, që janë luajtur të dielën pasdreke. Veçoria e këtij sezoni është se të gjitha përballjet do të luhen me një takim të vetëm.

Teksa të gjitha ndeshjet e javës së parë të Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe dhe asaj të Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit do të luhen më 4 nëntor, sezoni i ri ka nisur me Kupën e Shqipërisë të dielën pasdreke.

Aty ku skuadrat e turit të 32-shes kanë qenë ndarë paraprakisht në dy grupe me nga 16 skuadra, që u përballën me njëra-tjetrën në 8 çifte. Kështu, në grupin A, të 5 skuadrat e Kategorisë Superiore, Tirana, Laçi, Teuta, Bylisi dhe Kastrioti kanë bërë detyrën.

Ndërsa në 3 duelet midis ekipeve të Kategorisë së Parë, Korabi ka fituar në shtëpi ndaj Erzenit, Dinamo në fushë të huaj ndaj Flamurtarit, ashtu siç ka bërë edhe Egnatia e Rrogozhinës në Lezhë ndaj Besëlidhjes, por vetëm pas goditjes së 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën në barazim 1-1.

Edhe në grupin B, 5 ekipet e Superiores, Kukësi, Skënderbeu, Partizani, Vllaznia dhe Apolonia, nuk kanë gabuar, ndërsa në duelet e kategorive inferiore, kanë triumfuar Pogradeci, Elbasani dhe Besa, kjo e fundit me një gol në kohët shtesë, pasi koha e rregullt u mbylle me rrjeta të paprekura.

Kupa e Shqipërisë

Turi i 32-shes:

Grupi A
Tirana – Shkumbini 4-1 (A1)
Laçi – Vora 3-0 (A2)
Teuta – Tërbuni 4-0 (A3)
Flamurtari – Dinamo 1-2 (A5)
Bylis – Veleçiku 2-1 (A4)
Kastrioti – Burreli 2-1 (A6)
Besëlidhja – Egnatia (pas 11.m 3-4) 1-1 (A7)
Korabi – Erzeni 2-0 (A8)

Lexo edhe :  PSG shumë e fortë për Inter Miamin, francezët shkatërrojnë skuadrën e Leo Messit

Grupin B
Kukësi – Maliqi 5-0 (B1)
Skënderbeu – Tomori 1-0 (B2)
Partizani – Iliria e Fushë-Krujës 5-0 (B3)
Vllaznia – Devolli 7-0 (B4)
Luftëtari – Elbasani 0-3 (B5)
Apolonia – Turbina 4-1 (B6)
Pogradeci – Oriku 9-1 (B7)
Lushnja – Besa (pas kohëve shtesë) 0-1 (B8)

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Noche Triste”, kur lakmia spanjolle u mbyt në gjakun e vet dhe solli Natën e Trishtuar

30 qershor 1520 Ka netë kur perandoritë përkulen, jo përballë ushtrive më të mëdha, por përballë krenarisë së atyre që...

Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

Në fillim të viteve 1950, ndërsa Partia Komuniste e Kinës përpiqej të rindërtonte vendin e shkatërruar nga luftërat, Mao Zedong, heroi revolucionar dhe udhëheqës...

Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët...

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon. “Nuk ke problem të gjesh...

Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

(Martesa Bezos-Sánchez po rishkruan rregullat e modës – dhe s’ka më asgjë që ish-redaktorja e Vogue mund të bëjë për këtë.) Marina Hyde Sa ironike që...

Lajme të tjera

Web TV