“Merreni seriozisht sëmundjen”, Rudina Hajdari infektohet me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka rezultuar e infektuar me Covid 19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajdari përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se fillimisht i janë shfaqur disa simptoma të lehta dhe pasi i është nënshtruar tamponit ka rezultuar pozitive.

Ndër të tjera teksa shprehet se deri tani është në gjendje të mirë shëndetësore, ajo apelon qytetarët që ta marrin seriozisht këtë sëmundje dhe të ruajnë veten dhe familjet e tyre.

Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19. Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve.

Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online. Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja.

Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj. Ruajuni për veten dhe familjet tuaja. Ju uroj shëndet të gjithëve”, shkruan Hajdari./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bajrami prezantohet te “djajtë e kuq” në Angli

Nis një aventurë e re për Geraldo Bajramin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares U21, ka gjetur një skuadër të re për...

“Fëmija im nuk e di se çfarë shije kanë frutat”, banorët e Gazës në zi buke

Banorët e Rripit të Gazës kanë përshkruar efektet e urisë së rëndë në trupat e tyre, pasi raportit të mbështetur nga OKB-ja që konfirmoi...

GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimmarrjen e 13 gushtit, përmes të cilit i rrëzoi kërkesën për lirim nga burgu ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta....

Hekuran Murati nuk bind partitë, dështon në votim

Hekuran Murati ishte kandidati i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Seanca e së premtes u...

“Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!” Vuçiç telefonon mikun Maduro

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Venezuela, Nikolas Maduro. Kjo vjen në një kohë kur...

Lajme të tjera

Web TV