Përcillet për në banesën e fundit kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, u varros të dielën në kriptën e Katedrales së Ringjalljes së Krishtit në Podgoricë.

Metropoliti Amfilohije ndërroi jetë të premten, më 30 Tetor, në Qendrën Klinike të Malit të Zi (KCCG) për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

Në varrimin dhe liturgjinë disaorëshe morën pjesë patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, peshkopët e dioqezave të tjera të kishës, si dhe përfaqësues të kishave të tjera ortodokse.

Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të Kishës Katolike dhe Komunitetit fetar Islamik, zyrtarë shtetërorë, përfshirë kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beqiq, kryeministrin Zdravko Krivokapiq, përfaqësuesit e partive politike të shumicës së re parlamentare.

Po ashtu në varrim mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe udhëheqësi i Republikës Srpska, Millorad Dodik.

Patriarku Irinej iu drejtua të mbledhurve, duke thënë se mitropoliti Amfilohije la për amanet “dashurinë për Kosovën dhe Metohinë dhe rinovimin e kishës në Lovqen”.

Klerikët dhe qytetarët e pranishëm të dielën nuk i respektuan masat e Trupit Kombëtar të Koordinimit për Sëmundjet Infektive (NKT), ku për shkak të pandemisë së koronavirusit ndalohet mbledhja e më shumë se 100 personave, si qytetarët obligohen të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën fizike.

Por, masat kundër koronavirusit janë shkelur në mënyrë masive këto dy ditët e fundit.

Një numër shumë i vogël i priftërinjve dhe besimtarëve kishin maska, distanca fizike nuk respektohej, të pranishmit iu afruan arkivolit dhe puthën dorën e të ndjerit si dhe duke u kunguar me të njëjtën lugë.

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe Amfilohije ka qenë kreu i Metropolitatës në Malin e Zi në 30 vjetët e fundit.

Në Mal të Zi, vetëm gjatë ditës së shtunë u regjistruan 275 raste të reja me koronavirus dhe shtatë viktima.

Lexo edhe :  SHBA dhe Evropa, plane ushtarake për të mbështetur negociatat në Ukrainë

Në total, që prej fillimit të pandemisë e deri më tani, Mali i Zi ka regjistruar 18,341 raste me koronavirus. Prej tyre, 301 pacientë kanë vdekur dhe 3,957 janë ende aktive.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ofer Cassif* Ndërsa Izraeli e shtyn përpara ofensivën e zgjeruar ushtarake në Gaza, me pasoja shkatërruese, më afër shtëpisë zëri i kundërshtimit po rritet. Të...

Lajme të tjera

Web TV