Si e konsumoni kafen me apo pa qumësht? Zbuloni më të mirën për shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafja e mëngjesit. Disa e pinë kafenë me qumësht e me shumë sheqer, disa zgjedhin ta pinë shqeto, të zezë e pa shtesa të tjera.

Por ka disa që e pinë kafenë shqeto, të tjerë me qumësht. Një pyetje lind natyrshëm, si është më mirë ta pimë kafen, me apo pa qumësht?

Kaloritë dhe yndyrat- Një filxhan me kafe pa qumësht përmban 10 kalori dhe aspak yndyrë. Përmbajtja e këtyre të dyjave rritet në varësi të sasisë dhe llojit të qumështit të përdorur. Një filxhan me qumësht pa yndyrë përmban 90 kalori.

Kafeina- Kafeja e bluar dhe e zier në çast ka më shumë kafeinë se një kafe ekspres. Kafetë e përziera me qumësht kanë më pak kafeinë.

Aciditeti- Nëse aciditeti i tepërt ju bën dëm, atëherë qumështi mund të zbusë nivelin e tij. Njerëzit që vuajnë nga urthi thonë se qumështi e bën kafenë më të pranueshme nga organizmi.

Intoleranca- Nëse ju jeni të prekur nga intoleranca ndaj laktozës, atëherë opsioni më i shëndetshëm për ju është kafeja shqeto.

Makiato, është një nga kafetë më të preferuara për shqiptarët pas kafesë turke. Shqiptarët janë një popull që sipas ‘The Economist’, e do kafenë më shumë se çajin dhe shpenzon shumë kohë nëpër kafene./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Uji ka kripë? Reagon Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë: “Shpifje”

Pas denoncimeve online mbi cilësinë e ujit të pijshëm “Lajthiza”, vjen reagimi nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë. Përmes një deklarate...

Kur qielli ndikon në mendje: Si ndryshimet e motit prekin humorin dhe shëndetin tonë

Ndikimi i motit në humor dhe mirëqenie nuk është mit, është real dhe i dokumentuar mirë nga shkenca A e keni vënë re se ndiheni...

Pse u thirr në gjyq çifti Clinton? Zbulohet “strofulla e orgjive”

Jeffrey Epstein mori letra urimi nga disa prej miqve të tij më të afërt me rastin e ditëlindjes së tij të 63-të, në janar...

Jo ekzotik, jo i shtrenjtë: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë, sipas shkencës

Me shumë gjasë e keni në kuzhinë Studiuesit nga Universiteti William Paterson në New Jersey kanë analizuar 41 lloje të ndryshme frutash, duke i renditur...

E bujshme! Zidane rikthehet në stol, destinacioni i tij…

Spekulimet për rikthimin e Zinedine Zidane në stolin e trajnerit po intensifikohen gjithnjë e më shumë. Edhe pse emri i tij nuk u përmend...

Lajme të tjera

Web TV