Sulm me thika në Kanada, i riu me veshje mesjetare vret dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë i veshur me rroba “Mesjetare” ka vrarë me shpatë dy persona në Quebec, Kanada. Ndërsa, si pasojë e këtij sulmi kanë mbetur të plagosur pesë persona të tjerë.

Sipas raportimeve të BBC, një person rreth të 20-ave u arrestua pak para orës 01:00 me kohën lokale (05:00 GMT), thanë oficerët.

Policia ka këshilluar banorët që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, ndërsa për ngjarjen po zhvillohet një hetim. Sulmi ndodhi në lagjen historike të Vjetër Quebec.

Pas arrestimit të agresorit pranë parkut të biznesit Espace 400e, burri u dërgua në spital. Gazetarët në vendngjarje kanë postuar në Twitter foto të një komande të policisë jashtë ndërtesës së Parlamentit të Quebec.

Ende nuk është e qartë se përse ka ndodhur ky sulm me thika. Kujtojmë se Franca është një tjetër shtet i madh, që u godit nga disa sulme terrori, por nuk dihet nëse edhe ngjarjet në Kanada kanë apo jo lidhje me terrorizmin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë...

7 korrik 1865 – Ekzekutimi i komplotistëve në vrasjen e Abraham Linkolnit

Më 7 korrik 1865, vetëm tre muaj pas vrasjes tronditëse të Presidentit Abraham Lincoln, katër prej personave të përfshirë në komplotin që çoi në...

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në Milano dhe dëme të shumta...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

Lajme të tjera

Web TV