Të riatdhesuarit nga Siria/Familjarët e Lavdrim Muhaxherit duan të shohin mbesën e vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë shtëpi në Kaçanik, jetojnë familjarët e Lavdrim Muhaxherit, i cili ishte udhëheqës i shqiptarëve në formacionet ushtarake të ashtuquajtura Shteti Islamik në Siri.

Në mesin e 5 personave të ardhur në Shqipëri, është edhe vajza e Lavdrim Muhaxherit, bashkë me nënën e saj shtetase shqiptare.

Të lodhur nga mediat, babai dhe vëllezërit e Muhaxherit nuk kanë pranuar të flasin para kamerave. Prapa kamerave thonë se ende nuk kanë kontaktuar me nënën e vajzës, në këtë rast gruan e Muhaxherit, dhe nuk duan që t’ a marrin vajzën në Kaçanik pa pëlqimin e saj.

Lavdrim Muhaxheri besohet të jetë vrarë në luftërat e Sirisë, në Qershor të vitit 2017. Bedri Elezi, drejtor për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare mirëpret veprimin e qeverisë shqiptare për kthimin qytetarëve shqiptarë. Shpreson që shpejt të kthehen qytetarët e tjerë të Shqipërisë si dhe të Kosovës të mbetur nëpër kampe në Siri.

Kosova në Prill të vitit të kaluar kishte riatdhesuar 110 persona, shumica gra e fëmijë të cilët gjendeshin në kampet siriane.

Marrë nga Tv Klan

Të fundit

Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë...

Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen: Partner i besueshëm!

Zelenski falënderon Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpreh mirënjohjen e tij ndaj Shqipërisë dhe Presidentit...

1991 – Beteja e Vukovarit, si nisi lufta simbol për pavarsinë e Kroacisë

Beteja e Vukovarit ishte një nga ngjarjet më dramatike dhe simbolike të Luftës së Pavarësisë së Kroacisë. Ajo filloi më 25 gusht 1991 dhe...

Horoskopi ditor, 25 Gusht 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do...

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë londinez: "Vëlla, tani Anglia ka...

Lajme të tjera

Web TV