Tërmeti në Turqi/ Shkon në 51 numri i viktimave dhe 896 të plagosur, vijojnë kërkimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia vijon të jetë në panik për shkak të tërmetit tronditës të mesditës së të premtes me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter.

Mediat turke raportojnë këtë mëngjes se ka shkuar në 51 numri i viktimave nga tërmeti që tronditi qytetin e Izmirit.

Mes viktimave janë edhe tre shqiptarë të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli.

Viktimat me origjinë nga Kosova janë Nazmije Dograjan, 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja, 70-vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja, 73-vjeç.

Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë nga shembjet e godinave.

Ndërkohë që deri më tani janë konfirmuar dy viktima edhe në ishullin grek, Samos, ku mësohet se kanë humbur jetën dy të rinj 15 dhe 17 vjeç.

Nga raportimet e fundit, bëhet e ditur se numri i të plagosurve ka shkuar në 896.

Autoritetet zyrtare turke njoftojnë se tërmeti i fortë është shoqëruar me qindra pasgoditje. Po ashtu mësohet se presidenti Erdogan ka inspektuar nga afër zonën e goditur nga tërmeti i fuqishëm.

Tërmeti në Detin Egje, me qendrën e tij pranë rrethit Seferihisar, u ndje shumë në Izmir, ku shkaktoi panik të madh tek qytetarët.

Shumë shtëpi dhe pallate u shembën, ndërsa ende vijojnë kërkimet nën rrënoja me shpresë për të gjetur njerëz të gjallë./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV