“Bosnjë-Hercegovina t’i heqë vizat për kosovarët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kërkoi që Bosnje e Hercegovina t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës.

Hoti e parashtroi këtë kërkesë gjatë një bisede telefonike që zhvilloi me kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Hoti po ashtu shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis dy vendeve.

“Kryeministri Hoti e ka falënderuar z. Xhaferoviç për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnje e Hercegovina, ndërkohë që ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Presidenca tripalëshe e Bosnje e Hercegovinës, në muajin shtator, ka votuar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kjo kërkesë ishte vendosur në rend dite me propozimin e anëtarit kroat të presidencës, Zhelko Komshiç, ndërsa ishte mbështetur edhe nga anëtari boshnjak, Shefik Xhaferoviç.

Por, për të marrë një vendim në këtë presidencë duhet konsensus nga të tre anëtarët. Anëtari serb, Millorad Dodik, ka votuar kundër.

Çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është vendosur në rend dite para Presidencës tripalëshe të Bosnje e Hercegovinës sërish në muajin tetor, por kjo pikë më pas është tërhequr nga rendi i ditës, për shkak të mungesës së konsensusit.

Bosnje e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt, 2008.

Bosnje e Hercegovina dhe Kosova aplikojnë regjim të vizave për qytetarët e njëra-tjetrës./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Shtatzënia është një udhëtim ndërgalaktik në një monolog poetik solo

Recension Monologu imagjinativ i Indra Wilson është një eksplorim prekës i dhimbjes dhe shpresës përmes udhëtimit në hapësirë Mark Fisher Nëse ndonjëherë...

Pas fushatës nga e djathta ekstreme, DASH ndalon vizat për fëmijët e plagosur të Gazës

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të shtunën se do të ndalojë lëshimin e vizave për fëmijët nga Gaza që kanë nevojë të dëshpëruar për...

Ja dokumentet e klasifikuara nga samiti i Alaskës që u harruan në hotel

okumentet e Departamentit të Shtetit përmbajnë detaje të sakta të kohës dhe vendndodhjes për fazat e ndryshme të takimit dypalësh. Ato përmbajnë gjithashtu numra...

Rekord vizitorësh në Butrint! Mbi 44 mijë vizitorë vetëm gjatë korrikut

Parku Kombëtar i Butrintit po mirëpret gjatë muajve të verës një numër të lartë turistësh nga vende të ndryshme të botës. Gjatë ditëve të...

Mbeti e bllokuar në ‘Gjirin e Filikurit’, policia shpëton turisten çeke

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Himarë, i erdhën në ndihmë një turisteje çeke, e cila kishte mbetur e bllokuar në...

Lajme të tjera

Web TV