Covid-19/ Princi William doli pozitiv në muajin prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi William u infektua me Covid-19 në fillim të këtij viti.

Mësohet se Duka e Kembrixhit doli pozitiv në muajin prill, në të njëjtën kohë me babanë e tij, Princin e Uellsit.

Sipas gazetës The Sun, e cila raportoi për herë të parë historinë, Princi William, 38-vjeç, nuk tregoi se ishte infektuar me arsyen se dëshironte të shmangte sadopak frikën në popull.

Pallati Kensington refuzoi të prononcohet në lidhje me lajmin.

William, i dyti në radhë për fronin, nuk i tregoi askujt në lidhje me rezultatin e tij pas testimit, pasi “kishte shumë gjëra të rëndësishme që po ndodhnin dhe nuk dëshironte të shqetësonte askënd”, shkruan The Sun.

Princi William u trajtua nga mjekët e pallatit dhe ndoqi udhëzimet e qeverisë duke u izoluar në shtëpinë e familjes në Anmer Hall në Norfolk.

BBC, shkruan se gjendja e Princit William nuk është zbuluar në atë kohë, pasi ata dëshironin të shmangnin panikun e përhapur në popullsi, duke pasur parasysh edhe gjendjen e krijuar.

Kujtojmë se Princi Charles në muajin maj rezultoi pozitiv në testin Covid-19. Ai shfaqi simptoma të lehta, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë, duke u izoluar në shtëpinë e tij në Skoci.

Edhe bashkëshortja e tij, dukesha iu nënshtrua testit, por edhe pse rezultoi negative qëndroi e izoluar pranë princit Charles.

Mjekët thanë se ai mund të jetë infektuar që nga data 13 mars.

Lajmi për infektimin e Princit William vjen disa ditë para se Anglia të futet në një bllokim të dytë kombëtar dhe që mendohet se masat izoluese do të zgjasin për katër javë, duke filluar që nga dita e enjte.

Britania e Madhe të dielën regjistroi 23.254 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 1.034.914.

Lexo edhe :  “Mund të bëj çfarë të dua me ata”, Trump: BE na ka shfrytëzuar, tani të paguajnë

162 persona u raportuan se kishin vdekur, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave në Britaninë e Madhe arriti në 46.717./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV