Soreca: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkolla e Integrimit Europian për vitin 2020 është çeluar online për shkak të kushteve të reja globale me pandeminë.

Soreca ka mbajtur fjalën e tij në një video-konferencë online të mundësuar nga Kuvendi për këtë shkollë.

Ai thotë se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit europian në BE pasi 93% e shqiptarëve kanë zgjedhur këtë.

Për Sorecën, hapi i parë është hapja e negociatave dhe kjo vjen sipas tij vetëm me vullnet politik dhe pranimin se ndryshimi nuk vjen më improvizim.

Çdo kush duhet të investojë për dialog politik, për integrimin. Nëse ka një element që njohim që partitë bashkohen është integrimi, pasi 93% e shqiptarëve duan integrim europian.

Procesi i aksesit do të kërkojë më shumë kapacitete teknike në shoqëri për dialog. Europa do të jetë më afër nëse negociatat nisin, dy gjëra janë kryesore, vullneti politik, kompeticion i ideve dhe gjetja e zgjidhjeve. Qytetarët shqiptarë duan zgjidhje.

E dyta është pranimi. Ndryshimi s’mund të vijë me improvizim. Prandaj kjo shkollë po hapet, për të ardhmen europiane. Asnjë vend s’ka luksin të shpërdorojë intelektualët, dijen etj”, u shpreh Soreca.

Sipas tij edhe Këshilli Europian gjithashtu ka rol të rëndësishëm. “Besoj tek kjo shkollë. Është instrument për të përgatitur rrjetet. Ju të gjithë do luani rolin tuaj që do jetë deçiziv në integrim europian. Jam shumë krenar që për të 5-tën herë zyra e BE e mbështet këtë shkollë.

Në dy javët e ardhshme do të dëgjoni shumë terma teknikë, kini durim. Mos harroni që në thelb është ndryshimi i jetës së shqiptarëve për mirë, çdo vend që ka hyrë në BE e ka provuar. Do e ndryshojë këtë vend komplet. S’ka tjetër rrugë për Shqipërinë. Shqipëria i ka vendosur të gjitha fuqitë për këtë”, tha Soreca./ Bl.Bas/Fjala.al

Të fundit

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas...

OKB, teksa mbush 80 vjet me një botë në krizë, ajo duhet të rifitojë guximin

Martin Griffiths* Ditëlindjet duhet të jenë një kohë festimi, por kur ish-kolegët e mi të Kombeve të Bashkuara të mblidhen muajin e ardhshëm për të...

Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit

Investimi i ri në rrugën Qukës-Qafë Plloçë në Pogradec po merr gjithnjë e më shumë formë, duke premtuar jo vetëm një rrugë më të...

Lajme të tjera

Web TV