Thaçi: Nuk ka kuptim dialogu me Serbinë pa u shtruar njohja reciproke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se dialogu me Serbinë nuk ka kuptim nëse nuk diskutohet njohja reciproke. Bisedimet për këtë temë sipas tij i shërbejnë veçse Beogradit.

Ky dialog ka vetëm një kuptim, nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë. Përndryshe është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar dhe është në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet”, tha Thaçi.

Komente të ngjashme ka bërë të shtunën edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili u shpreh se dialogu po e humb kuptimin.

Mustafa shtoi se procesi i dialogut po “shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë, për t’i harruar krimet”.

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti, insiston se Kosova bisedon me Serbinë për një marrëveshje finale, e cila do të përfshinte njohjen reciproke.

Së fundmi, me angazhimin e Shteteve të Bashkuara është arritur normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, ku më 4 shtator, u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV