Mashtrimi i vitit/ Burri blen ‘llambën e Aladdin-it” për 72 mijë paund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy burra janë arrestuar pasi mashtruan, për 72.000 paund, një doktor për një llambë për të cilën i thanë se brenda saj është xhindi që të plotëson dëshirat.

Pas arrestimit dy burrat pohuan se ata krijuan një xhind të rremë për të mashtruar doktorin Laeek Khan. Khan, tha se një nga burrat pretendoi të ishte një okulist dhe bëri që një ‘xhind’ të shfaqej nga llamba.

Por kur Khan pyeti nëse mund të prekte xhindin apo ta merrte llambën në shtëpi, ata nuk pranuan, duke i thënë se kjo mund të shkaktonte dëme. Në fund ata ia shitën llambën atij duke i premtuar se do të sillte shëndet, pasuri dhe fat të mirë.

Por më vonë doktori deklaroi se ai kuptoi që ‘xhindi’ ishte një burrë i maskuar. Khan kontaktoi policinë kur kuptoi se llamba nuk kishte ndonjë fuqi magjike, siç përshkruhet në përrallën popullore, Aladdin, dhe xhindi që i jepte dëshirat nuk u shfaq kur ai e fërkoi atë.

Oficeri i lartë i policisë Amit Ray tha: Mashtruesit kishin arritur një marrëveshje të mirë dhe mjeku kishte paguar rreth shtatë milion rupi (72.000 paund)./r.g/Fjala.al

Të fundit

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit,...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të...

Lajme të tjera

Web TV