Borrell video-konferencë me Ramën, ja mesazhi i tij për negociatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimi Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe njëherazi Zv. Presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka zhvilluar sot një telefonatë me video konferencë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e internetit të Komisionit Evropian mësohet se Përfaqësuesi i Lartë përshëndeti angazhimin e Kryeministrit Rama për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj të pranimit në BE dhe përparimin vendimtar në përmbushjen e kushteve të vendosura nga konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020, të cilat vendi është afër për të përmbushur, në funksion të konferencës së parë ndërqeveritare.

Unë e mirëpres angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE. Siç diskutova me kryeministrin Edi Rama, është thelbësore të ruhet dinamika e marrëdhënies BE-Ballkan Perëndimor. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm”, shkruan ai në Twitter.


Me Shqipërinë më afër se kurrë në fillimin e negociatave të pranimit në BE, Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për të vazhduar kryerjen e reformave kryesore të identifikuara nga Këshilli. Kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë i dobishëm në sjelljen e vendit në hapin tjetër.

Sa i përket politikës së jashtme, Përfaqësuesi i Lartë Borrell vlerësoi harmonizimin e vazhdueshëm të Shqipërisë me pozicionet e politikës së jashtme të BE.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV