Covid-19/ Basha: Numri i fataliteteve shumë më i lartë nga ai që raportohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të martën zhvilloi një takim me mjekë të familjes dhe specialistë të shëndetit mbi pandeminë e Covid-19.

Basha theksoi se shifrat tregojnë se situata është përkeqësuar, ndërkohë kritikoi instancat shtetërore se nuk po bëjnë transparencë me opinionin publik.

Kreu i opozitës u shpreh se ka marrë informacione mbi raste të shumta, që sipas tij nuk janë raportuar nga institucionet përgjegjëse. Situata në ditët e fundit ka ardhur duke u përkeqësuar, dhe kjo sipas Bashës, shihet tek rritja e të infektuarve dhe u viktimave nga Covid-19.

Numri i fataliteteve shumë më i lartë se ai i raportuar. Dje, kam kontaktuar me të sëmurë që kërkonin mbështetje për gjendjen ku ishin. Kam informacione për dhjetëra raste të pa raportuara nga autoritetet. Dua të dëgjoj mjekët se me çfarë vështirësish përballeni ju”, tha ai.

Gjatë fjalës së tyre, mjekët e familjes renditen vështirësitë që ato hasin në trajtimin e pacientëve të infektuar me coronavirus.

Rastet janë aq të shumtë sa detyrohemi t’i dërgojmë në spitale private për të bërë skanerin. Nuk kemi oksimetër për të matur saturimin me oksigjen. Marrja e tamponit vonon deri në 10 ditë nga fillimi i simptomave. Njoftimet për procedurën e tamponit kanë ndryshuar disa herë brenda javësh”, tha njëri prej mjekëve.

Ata thonë se mjetet mbrojtëse i blejnë vetë , duke shtuar se nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria.

Maskat na erdhën të skaduara që në 2011. Pesë ditë pas fillimit të simptomave tamponi nuk vlen si metodë testimi. Në qendrat shëndetësore nuk bëhet asnjë analizë që zbulon praninë e COVID. Të gjitha mjetet mbrojtëse i blejmë vetë”, shtoi një tjetër.

Lexo edhe :  “PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”/ Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj

Ministria e Shëndetësisë raportoi të martën 381 raste të reja dhe pesë viktima. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri dje kanë humbur jetën 532 pacientë për shkak të koronavirusit./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV