Kosova shpall listën për 3 sfidat e nëntorit, Shalondë ka disi risi dhe rikthime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur trajneri i përfaqësueses së “Dardanëve”, Bernard Shalondë, ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e programuara për muajin nëntor.

Këto 3 përballje janë miqësorja kundër Shqipërisë, më 11 nëntor 2020 në Tiranë, dhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë, më 15 nëntor 2020 në Lubjanë, dhe atë kundër Moldavisë, më 18 nëntor 2020, në Stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Për këto tri ndeshje, trajneri zviceran i Kosovës ka ftuar 27 futbollistë, si dhe dy lojtarë i ka në listën rezervë. Në listën e shpallur bie sy kthimi i mesfushorit të Verder Bremenit, Milot Rashicës, por edhe i sulmuesit të Lacios, Vedat Muriqi.
Për herë të parë janë ftuar Betim Fazliji nga klubi zviceran, St. Galenit, dhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili deri më tash ishte pjesë e përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve. “Dardanët” do të grumbullohen më 9 nëntor 2020 në Durrës.

Të fundit

Trump u përgjigjet thashethemeve për gjendjen shëndetësore të tij

Presidenti amerikan Donald Trump, reagoi të dielën ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit lidhur me gjendjen e...

Shuhet Dhimitër Anagnosti/Rama: Babai i kinemasë shqiptare! U prehsh në paqe Grand Master

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnostit. Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë e cilëson Anagnostin si...

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me dije se subjekti politik PSD,...

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz,...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Lajme të tjera

Web TV