Kur shqiptarët martoheshin me gra të huaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ARKIVA / Viti 1927. Si veprohej për martesat e muhamedanëve pak para daljes së Kodit të Ri Civil Shqiptar

Nga Leonard Veizi

Në fund të viteve ‘20, kur shteti shqiptar sapo kishte filluar të krijonte një traditë në administratë, shumë probleme të reja dilnin përditë. Për shembull si mund të martohej një muhamedan shqiptar me një ortodokse bullgare? Asokohe Kodi i Ri Civil ishte duke përfunduar. Në të ndalohej poligamia, gjë që këqyrej e natyrshme prej muhamedanëve. Në këto dy raste të martesave të burrave shqiptarë me gra të huaja, është interesante mënyra se si procedonte shteti. Legatat shqiptare ishin shpesh ato që kurorëzonin atë që nuk e kurorëzonte kisha ose xhamia. Nga ana tjetër të bën përshtypje rigoroziteti me të cilin kryheshin verifikimet për çdo shtetas, nëse ai ishte i martuar një herë në Shqipëri ose jo. Dhe e gjithë kjo ndodhte pak para hyrjes në fuqi të Kodit të i Civil.

E para martesë e një shqiptari me një bullgare

Emigracioni i njohur shqiptar në Bullgari u shoqërua edhe me martesa. Por ndërsa në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë, shqiptarët nuk kishin një shtet të tyre, në fillim të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të njëzetë ata ishin shtetas të Republikës së Shqipërisë, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet. Kështu emigrantët e rinj i drejtoheshin shtetit të tyre për çdo problem.

Deri më 1927 nuk kishte ndodhur ndonjë martesë midis një shtetasi shqiptar dhe një shtetaseje bullgare. Sipas këtyre dokumenteve të servirura nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, del se Ismail Haki është i pari që iu drejtuar Legatës së vendit të tij për celebrimin e martesës.

Legation D’Albanie

En

Bulgarie

No 97/1

Sofia, le 13 Prill 1927

Shkurtim:

Një shqiptar kërkon

të kurorëzohet për

martesë në Legat.

Zoti Ministër,

Këtu në Bulgari banon një nënshtetas shqiptar i quajtur Ismail Haki, i cili është martuar me një vajzë Bulgare dhe për këtë martesë autoritetet e këtushëm nuk tregojnë ndonjë një pengim. Por vajza nga feja është ortodokse, natyrisht, kisha Bullgare nuk i jep leje të martohet me një muhamedan. Ashtu dhe gjyqi sheriatit në Bulgari tue u bazuar në një urdhër të Krye Myftiut mbi të tilla martesa nuk ep leje. Z. Ismaili i është drejtuar kësaj Legate dhe kërkon që kurorëzimi i tyre të bëhet nga ana e Legatës. Masi deri sot no një e till çeshtje nuk ka ngjar, U lutemi kini mirësinë e na lajmëroni si të veprojmë.

Lexo edhe :  1914 – Drejt katastrofës: Serbia i shpall luftë Gjermanisë, Austria i shpall luftë Rusisë

Ju lutem Zoti ministër, pranoni nderimet e mija ma të nalta.

Charge D’Affaires a.i.

( nënshkrimi)

  1. Tij

Zotit Ilias Vrioni

Ministri i P. të Jashtme

Tiranë

Republika shqiptare

Ministri e Punëvet të Jashtme

Drejtorija e P. Administrative e Konsullore

Kopie

Tiranë, më 1927

 

Shkurtim:

Lejohet kurorëzimi në Legatë.

Në përgjigje të shkresës s’Uej Nr. 97/I datë 13-IV-927, këjo Ministri lejon që të kurorëzohet në Legatë Z. Ismail Haki me gruan e vetë.

Zav. Ministri I P. të Jashtme

Ministr’i Financavet

(nënshkrimi)

Një muhamedan shqiptar dhe një katolike vjeneze

Këtu më poshtë po botojmë dokumentet që tregojnë se si u procedua për martesën e një shqiptari me një austriake më 1927, ndërsa Kodi i Ri Civil ende nuk kishte hyrë në fuqi.

Shkodër, 23. Shtatuer 1927.

Nr.282

Zoti Ministër,

Na shkruen Ministrija prej Vienës për me pvetë e

Ju lutemi me na lajme mirësisht prej burimit kompetent, a vështrohet prej Qeveris Shqyptare si ligjore nji martesë e bame n”Austri prej nji Mohametani shqyptar me nji të Kërshtenë.

Kjo martesë do të bahet n’Austri me Dispens të pengimeve qi bje ndryshimi fetarë.

Pranoni , zoti Ministër, nderimet ma të mdhaja t’onat.

Konsulli i nd.

(nënshkrimi)

Republika Shqiptare

Ministri e Punëve të Jashtme

Drejtorija e P. Administrative e Konsullore

Kopie

Tiranë, më 28 Shtatuer 1927

Zoti Konsull.

Në përgjigje të letrës së Zotnis s’Uej nën NR. 282 e datë 23 t.k.m., ju njohtoj se, feja muhamdane ashtu dhe Qeverija shqiptare e njohin si të ligjëshme martesën e nji muhamedani me nji vajzë të Krishtene.

Këtu shtojmë se. kodi Civil i ri shqiptar, i cili ashtë në mbarim e sipër ndalon poligamin.

Prandaj, për të mujt me dhanë nji gjegje konkrete, do t’ishte mirë që këjo ministry të dijë emënin dhe gjeneralitet e tjera të ati muhamdani qi dishron të martohet që kështu të dijmë në se i interesuemi a asht I martuem a po jo ktu në Shqipëni.

Me nderime të veçanta.

Zav. Ministri i P. të Jashtme

(nënshkrimi)

I dërgohet:

Të ndertit Zotni

  1. Tef Curani

Nisur më: 29.IX.1927

Consul i Austris

Shkodër

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm...

Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Pavarësisht paralajmërimeve të Emergjencave Civile, Jugu i vendit nuk u shpëtoi dot flakëve. Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte kulti...

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70 metrash diametër dhe 20 metra...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Lajme të tjera

Web TV