Kurz dënon sulmin terrorist, autori konfirmohet me prejardhje nga Maqedonia e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz dhe ministri i Brendshëm Karl Nehammer të martën paradite mbajtën një konferencë për mediat ku dhanë detaje nga sulmi terrorist që tronditi të hënën në darkë Vjenën.

Ministri Nehammer konfirmoi se një nga dy të dyshuarit si terrorist, i cili u vra nga policia, ishte 20-vjeç me dyshtetësi austriake dhe nga Maqedonia e Veriut.

20-vjeçari, sipas raporteve të policisë austriake, ishte me precedent të mëparshëm penal.

Kancelari Kurz dënoi ashpër sulmin terrorist, duke këmbëngulur se “për këtë ngjarje, Austria nuk duhet të dënojë të gjithë besimtarët e një feje” pasi kjo “është një luftë mes njerëzve që besojnë në paqe dhe atyre që besojnë te terrorizmi”.

Policia tha se i dyshuari kryesor për sulmin u vra rreth orës 20:09, pak minuta pas nisjes së të shtënave.

Nga sulmi, që ndodhi në të paktën gjashtë vende në qendër të Vjenës, humbën jetën pesë persona ndërsa 17-të të tjerë u lënduan, prej të cilëve 7-të janë në gjendje të rëndë.

Rreth 1 mijë punonjës policie u angazhuan mëngjesin e së martës për sigurinë e qytetit duke vijuar kështu gjendjen e alarmit.

Policia aktualisht po vijon aksionin për kapjen e të dyshuarit tjetër për aktin terrorist. Deri më tani thuhet se janë bastisur 15 banesa ndërsa janë arrestuar disa persona./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë...

Shefi i OKB-së: Shtetësia për Palestinën është e drejtë, jo shpërblim

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje të hënën bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “hapa urgjentë, konkretë dhe të pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me...

Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej...

Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i këmbimit, 29 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Euro do të...

Mbi 80,000 të evakuuar dhe 30 viktima/ Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Pekin (VIDEO)

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 80,000 të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm kanë...

Lajme të tjera

Web TV