Ministri Klosi preket nga Covid-19/ Ja mesazhi që ka për qytetarët

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se aktualisht është vetëkarantinuar dhe se po trajtohet.

Gjithashtu ministri i bën apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë të gjithë masat e nevojshme.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan ai.

Kujtojmë se në vendin tonë u shënua një rekord me 5 viktima dhe 381 raste të reja.

 

Pa.Va/Fjala.al