Pranga 43-vjeçares Ana Qendro në Vlorë, e dënuar për shfrytëzim prostitucioni

Një 43-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte e shpallur në kërkim kombëtar për shfrytëzim prostitucioni.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Ana Qendro, 43 vjeçe, banuese në Kurbin, të cilën Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

43-vjeçarja ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 07.04.2017, shtetasja Xh. D. ka bërë kallëzim se është shfrytëzuar për prostitucion nga shtetasja Ana Qendro.

Shtetasja Ana Qendro ka qenë e dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

la.mi/Fjala.al