Rama: Luli duhet shpëtuar ose do ta hanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ironizuar deklaratat e bëra nga lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në lidhje me Covid 19.

Rama tha se i beson plotësisht këshillave të Komitetit të Ekspertëve, ndërsa nuk nguroi të shigjetojë edhe Presidentin, Meta. Rama i quajti deklarata të një niveli të ulët që sipas tij përdorin situatën e pandemisë për të “sulmuar” qeverinë.

Lali Eri e ka rregulluar gabimin. Duke qenë se kaloi Covid-in, Veliaj harroi se maska duhet mbajtur. Ndërkohë për dy të tjerët duhet të merren masa. Janë institucionet që duhet të marrin masa. Nuk jap unë masa. Një president Republike që predikon katastrofën, një kryetar opozite që i ka varur shpresat tek përhapja e sa më shumë të infeksionit dhe pret që Covid-i të bëjë atë që nuk bënë dot, të shkatërrojë qeverinë. Një tjetër që është në mes tyre si aleate, thotë shkoni në kisha e xhamia, apo se LSI-së nuk i afrohet virusi se e ka frikë”, u shpreh Rama.

Më tej Rama duke i cilësuar gjëra të një niveli të ulët tha se këto lloj qasjesh, ti vësh në një estradë, do duken ekzagjerim për vetë estradën. “Dhe të pretendosh që këta të marrin në dorë fatet e vendit, Bashën- kryeministër, Monikën -Ministre e Financave, Metën- Ministër i Brendshëm… Dihet që Luli është thjesht dhëndër që e marrin përpara. O duhet shpëtuar nga ata të tre, ose do ta hanë. Qameti i madh është që të marrësh pyetje të tilla, apo të japësh pyetje të tilla, por as ju nuk keni faj. Taksirati juaj, taksirati im”, tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV