Yjet e Hollywoodit kanë qenë disa nga qytetarët më të zëshëm amerikanë duke theksuar rëndësinë e votimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Ndërsa ata po e bëjnë këtë në një mënyrë shumë publike përmes rrjeteve sociale, disa kanë zbuluar se kjo është hera e parë që janë duke votuar.
Disa të famshëm që votojnë për herë të parë kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë qe të tjerë që kanë lindur në vende të tjera po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar pasi u është dhënë shtetësia amerikane.
1. Selena Gomez
Aktorja dhe këngëtarja 28-vjeçare, Selena Gomez, zbuloi vetem para pak ditesh se ajo voton për herë të parë në zgjedhjet presidenciale.
2. Noah Centineo
Aktori 24-vjeçar ka thënë për BuzzFeed se po ashtu kjo është hera e parë që ai po voton. Noeu në fakt këtë kohë ka inkurajuar fansat mjaft shumë që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për të mirën e vendit.
3. Ryan Reynolds
Aktori kanadez, Ryan, tregoi se kjo është hera e parë që po voton në zgjedhjet në Amerikë, që kur u bë shtetas amerikan.
4. Snoop Dogg
Reperi 49-vjeçar gjithashtu do të votojë për herë të parë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
5. Gregg Sulkin
28-vjeçari me origjine londineze gjithashtu zbuloi se është hera e parë që ai po voton në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
6. Claire Holt
Aktorja Claire është në mesin e shumë figurave publike ku tregoi se do të votojë për herë të parë,meqë u bë një shtetase amerikane.
7. Mike Tyson
Në listën e atyre qe votojnë për herë te pare bën pjese edhe ish-bokseri Mike Tyson. Ai me anë të një postimi të publikuar në rrjetet sociale shprehet i lumtur se po merr pjesë për herë të parë në zgjedhjet presidenciale.