Amerika numëron, ndërsa bota mban frymën për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pasi amerikanët votuan për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, pjesa tjetër e botës po ndjek procesin e numërimit të milionave votave.

Shumica e liderëve botërorë po presin duarkryq, duke u përpjekur të mos i hedhin benzinë zjarrit elektoral.

Le të presim dhe të shohim se cili është rezultati“, tha Sekretari i Jashtëm Britanik Dominic Raab.

Padyshim që ka një sasi të konsiderueshme pasigurie”.

Por ndërsa Raab dhe të tjerët përpiqen të tregojnë sa më shumë kujdes, kryeministri slloven u veçua nga grupi, duke e uruar Trump dhe partinë Republikane përmes Twitter-it.

Është mjaft e qartë që qytetarët amerikanë kanë zgjedhur Donald Trump dhe Mike Pence për katër vitet e ardhshme“, shkroi Janez Jansa, një nga udhëheqësit e Europës lindore, duke përfshirë dhe Viktor Orban-in e Hungarisë, të cilët janë aleatë të zjarrtë të Trump.

Regjistrimi i fundit i votave tregoi sfidantin demokrat Joe Biden me një epërsi në Kolegjin Zgjedhor – 238 vota pro me 213, nga 270 të nevojshme për fitore, por me numërimin ende të papërfunduar në të paktën pesë shtete të mëdha ‘fushëbetejë’.

Në vitin 2000, zgjedhjet midis George W. Bush dhe Al Gore vareshin nga Florida.

Në fund u vendos në favor të Bush nga Gjykata Supreme e SHBA, me një vendim pesë javë pas votimit.

Në Twitter, hashtag-et #Trump, #Biden dhe #USElections2020 ishin në trend nga Rusia në Pakistan, nga Malajzia në Kenia dhe në të gjithë Europën dhe Amerikën Latine, duke treguar se si çdo rajon i botës e sheh rezultatin në SHBA.

Në Rusi, ku agjencitë e inteligjencës amerikane e kanë akuzuar si përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje, nuk pati asnjë reagim zyrtar.

Lexo edhe :  DASH në alarm: Një person kontaktoi 3 ministra me AI duke u shfaqur si Marco Rubio

I vetmi që komentoi ishte deputeti pro kremlinit, Nikonov, i cili e konsideroi gjithë procesin e zgjedhjeve dhe të numërimit si shfaqje për t’u ndjekur me kokoshka, pasi shoqëria amerikanë tashmë është e përçarë.

Human Rights Ëatch me bazë në Neë York, një nga grupet kryesore të të drejtave civile në botë, paralajmëroi për nevojën e rezervimit të deklaratave mbi rezultatet, derisa të numërohet çdo votë.

Me një numër shumë të lartë të fletëvotimeve me postë këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19, rezultati i plotë zgjedhor do të kërkojë disa ditë.

Drejtori ekzekutiv Kenneth Roth tha se deklaratat e parakohshme të fitores ishin të rrezikshme.

Autokratët mund të jenë krejtësisht të lumtur për të minuar demokracinë në Shtetet e Bashkuara, duke bërë një deklaratë të parakohshme të fitores,” tha ai.

Kina, deklaroi se zgjedhjet janë një çështje e brendshme dhe se “nuk kishin asnjë qëndrim ndaj tyre“.

Përdoruesit kinezë të mediave sociale vunë në lojë dështimin e sistemit zgjedhor në SHBA, pasi nuk ishte i gatshëm të japë një përgjigje të shpejtë dhe të qartë./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Djali i “El Chapo” pranon fajësinë në SHBA, do të dënohet më pak se babai i tij

Një nga djemtë e narkobosit meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman, bashkëthemelues i kartelit Sinaloa, Ovidio Guzman Lopez, ka pranuar...

BE dhe SHBA në prag të përçarjes tregtare/ Tarifat e Trump shkaktojnë krizë

Evropa po pret letrën e re të Donald Trump në lidhje me përditësimin e tarifave, ndërsa Brukseli po përgatitet të propozojë vendosjen e një...

BE ‘godet’ konsumatorët e duhanit/Rritje e madhe taksash për cigaret në të gjithë unionin

Bashkimi Evropian po përgatit një goditje fiskale të paprecedentë ndaj duhanit. Akcizat do të rriten me mbi 1,000%, taksa të reja mbi cigaret elektronike dhe...

“Mu thafshin duart për atë votë”/ Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë, ndërtoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga Thethi shpreh shqetësimet e thella për aksionin e...

Aktivisti pro palestinez padit Trump/ I kërkon shumë marramendëse dëmshpërblimi

Asgjë nuk do t’ia kthejë Mahmoud Khalil-it 104 ditët e kaluara në qendrën e ndalimit në Luiziana: “Trauma, ndarja nga bashkëshortja ime, lindja e...

Lajme të tjera

Web TV