Bebe Rexha kujton fëmijërinë me vëllain e saj: Dua të kthehem në jetën e thjeshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë nostalgjike për të kaluarën.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa në raste të caktuara nuk mungojnë edhe imazhet e shumë viteve më parë.

Së fundmi, Rexha ka publikuar në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook një fotografi nga e kaluara e saj, ku shfaqet bashkë me të vëllanë e saj, Florentin, kur ishin të vegjël.

Ditët e mira të vjetra me Florentin. Më kthe prapa në jetën e thjeshtë”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Nga pamjet duket se Bebe Rexha ka qenë një fëmijë mjaft i ëmbël, teksa të njëjtën e kanë thënë edhe ndjekësit e saj të shumtë në hapësirën për komente.

Bebe Rexha dhe vëllai i saj Florenti janë fëmijët e vetëm të prindërve Flamur dhe Bukurije Rexha me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë.

Ata u rritën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të...

Lajme të tjera

Web TV