Ndikimi nga pandemia/ Qeveria ndihmë financiare për bizneset e vogla dhe të mesme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka vendosur të jap ndihmë financiare për ndërmarrjet e kategorizuara të vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit për periudhën nëntor-dhjetor.

Nëpërmjet një vendimi të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, thuhet se ndërmarrjeve u jepet si ndihmë financiare një shumë fikse, në masën 4 000 (katër mijë) lekë për çdo punonjës, e llogaritur për dymujorin nëntor-dhjetor 2020, respektivisht 2 000 (dy mijë) lekë për çdo muaj.

Vendimi specifikon që ndërmarrjet që uk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të vendimit e që nuk kanë dorëzuar deklaratë vjetore për vitin 2019 (tatim i fitimit ose tatim i thjeshtuar mbi fitimin), nuk përfitojnë nga ndihma financiare.

VENDIM PËR NDIHMËN FINANCIARE TË DISA PREJ KATEGORIVE KRYESORE TË NDËRMARRJEVE, TË CILAT ZBATOJNË PROTOKOLLET E SIGURISË NË KUADËR TË PARANDALIMIT E TË KONTROLLIT TË PANDEMISË COVID-19

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 11 e 17, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, dhe të pikës 5, të nenit 41, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Ky vendim synon dhënien e ndihmës financiare për ndërmarrjet e kategorizuara të vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit (në vijim, “ndërmarrjet”), sipas nenit 4, të ligjit nr.8957, datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, të ndryshuar, sipas kodeve REV 2 NACE, në aneksin nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ndihma financiare shtrihet për periudhën nëntor-dhjetor 2020 dhe u jepet ndërmarrjeve për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve, për të zbatuar protokollet në kuadër të pandemisë COVID-19, bazuar në numrin e të punësuarve.
  3. Skema jep ndihmë financiare të drejtpërdrejtë për ndërmarrjet, që të mbulojë një pjesë të shpenzimeve, për të zbatuar protokollet në kuadër të pandemisë COVID-19, bazuar në numrin e të punësuarve.
  4. Skema mbështetëse llogaritet e jepet për ndërmarrjet, të punësuarit e të cilave figurojnë në listëpagesat e përditësuara të tatimpaguesit, për muajin qershor 2020, të dorëzuara përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
  5. Ndërmarrja për çdo të punësuar në më tepër se një listëpagesë përfiton vetëm një herë ndihmën financiare, sipas këtij vendimi. Në rastet kur i punësuari është në më tepër se një listëpagesë dhe kontributet paguhen nga të dyja ndërmarrjet, ndihmën financiare e merr ndërmarrja, e cila aplikon e para. Ndërmarrja që nuk aplikon e para, nuk e përfiton ndihmën financiare vetëm për të punësuarin që është në më tepër se në një listëpagesë. Nuk konsiderohen të punësuar individët e deklaruar me 0 (zero) lekë në listëpagesë.
  6. Ndërmarrjeve u jepet si ndihmë financiare një shumë fikse, në masën 4 000 (katër mijë) lekë për çdo punonjës, e llogaritur për dymujorin nëntor-dhjetor 2020, respektivisht 2 000 (dy mijë) lekë për çdo muaj.
  7. Nuk përfitojnë nga ndihma financiare ndërmarrjet, të cilat nuk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të vendimit e që nuk kanë dorëzuar deklaratë vjetore për vitin 2019 (tatim i fitimit ose tatim i thjeshtuar mbi fitimin).
  8. Aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare kryhet nga ana e ndërmarrjeve në sistemim e-filling, duke deklaruar:
  9. a) NIPT-in e përfituesit;
  10. b) numrin total të punonjësve për të cilët përfiton subjekti;
  11. c) bankën, ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;

ç) IBAN-in e llogarisë bankare.

  1. Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore, duke përdorur analizën e riskut, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e aplikimit, mund të kryejnë edhe verifikime të ndërmarrjeve përfituese, nëse përmbushen kriteret. Lista e ndërmarrjeve përfituese publikohet në website-in e administratës tatimore.
  2. Në zbatim të legjislacionit ekzistues, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i paraqet Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit (strukturës përgjegjëse për thesarin në degë) dokumentacionin përkatës për kryerjen e pagesave të detajuara, sipas bankave të nivelit të dytë, të cilat i informon për listën/listat e ndërmarrjeve përfituese të skemës mbështetëse, me të dhënat e mëposhtme:
  3. a) NIPT-in e përfituesit;
  4. b) Numrin total të punonjësve për të cilët përfiton subjekti;
  5. c) Bankën, ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;

ç) IBAN-in e llogarisë bankare.

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, në zbatim të procedurave ekzistuese, menjëherë, me paraqitjen e urdhërshpenzimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kryen pagesat në total për çdo bankë të nivelit të dytë dhe kjo e fundit, bazuar në listën përmbledhëse të mësipërme të paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kryen transfertat në llogaritë bankare të ndërmarrjeve përfituese sipas këtij vendimi.
  2. Ndihma financiare për ndërmarrjet përfituese mbulon periudhën nëntor-dhjetor 2020 dhe përfitohet vetëm një herë si shumë e vetme.
  3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, deri në masën 187 092 000 (njëqind e tetëdhjetë e shtatë milionë e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, përballohen nga zëri “Nxitja e punësimit”, në programin 10550, “Tregu i punës”, në buxhetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, miratuar për vitin 2020.
  4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Lexo edhe :  Gafa e Berishës me Kodin e ri Penal!/ Bie pre e memes në internet për “martesat me zor”

Kështu, teksa vendi ynë po përballet me pandeminë globale të Covid-19, qeveria do të ndihmojë financiarit bizneset e vogla dhe të mesme.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Video/ Karkaleci i afrohet te qafa, Jennifer Lopez bëhet virale në rrjet me reagimin!

Një moment i papritur gjatë koncertit të Jennifer Lopez në Almaty tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe u bë...

Fotot e projektit, si do të jetë Akademia e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë foto të projektit për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai thotë se ky projekt vjen...

Surpriza emocionuese e Arbanës për babain në dasmën e vëllait, lë të gjithë pa fjalë

Familja e moderatores së njohur Arbana Osmani ka përjetuar një ditë të paharrueshme, e mbushur me gëzim dhe emocione, në dasmën e vëllait të...

374,8 milionë lekë për të transformuar hyrjen Shirokë–Shkodër, FSZH hap tenderin

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli sot tenderin për projektin e ndërhyrjeve në bregun perëndimor të lumit Buna, që do të transformojë dhe rikualifikojë zonën...

Ishte duke notuar, humb jetën pushuesi në Divjakë

Një pushues në Divjakë ka humbur jetën duke notuar në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Viktima është 70-vjeçari Vangjel Thomai nga Lushnja. Dyshohet që i ndjeri...

Lajme të tjera

Web TV