Dinamo, fitore cinike në Shijak ndaj Erzenit, në premierën e një sezoni me shumë ambicie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka ngritur të mërkurën siparin me takimet e para të sezonit të ri, sezon ky që do të vijë i gjithi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Dhe transmetuesi publik ka sjellë në kanalin RTSH Sport përballjen më të spikatur të javës, atë që u zhvillua në Stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut midis Erzenit vendas dhe Dinamos.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje ka qenë e luftuar, por është mbyllur sidoqoftë me rrjeta të paprekura. Por me fillimin e pjesës së dytë, është Dinamo që do të kalojë e para në epërsi, kur Da Silva do të përshëndesë rrjetën e portës vendase në minutën e 50-të.

Erzeni do të mundohet të reagojë, duke krijuar një vëllim më të madh loje dhe duke u përpjekur, por pa rezultat, ta godasë portën e Dinamos, e cila, nga ana e saj do të tregohet cinike dhe do të gjejë edhe një gol të dytë, 5 minuta para fundit të kohës së rregullt, me anë të Pontrelit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV