Do jetë vaksina gati deri për Krishtlindje? Flet studiuesi i Universitetit të Oksfordit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i lartë i Universitetit të Oksfordit ka thënë se ekziston një “mundësi e vogël” që vaksina kundër koronavirusit të jenë gati deri në Krishtlindje.

Kreu i projektit të hulumtimit në Oksford, Andrew Pollard, tha se ai ishte “optimist” që rezultatet e testimit të fazës së vonë mund të paraqiten “para fundit të këtij viti”.

Pollard, drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, tha se ata dhe partneri AstraZeneca shpresonin që vaksinat të ishin më shumë se 50 për qind të efektshme. I pyetur nëse një vaksinë mund të zbulohet para Krishtlindjeve, Pollard tha: “Ka një mundësi të vogël që kjo të jetë e mundur, por unë thjesht nuk e di”.

Komentet e Z. Pollard vijnë menjëherë pasi Kate Bingham, Shefi i Taskforcës së Vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar ra dakord që vaksina Covid-19 mund të ishte gati para Krishtlindjeve.

Duke folur për BBC, Kate Bingham tha: “Nëse dy vaksinat e para, ose secila prej tyre, tregon se ato janë të dyja të sigurta dhe efektive, unë mendoj se ka një mundësi që vaksinat të hapen të fillojnë të shpërndahen për Krishtlindje, por përndryshe unë mendoj se është më realiste të presësh që të jetë në fillim të vitit të ardhshëm “.

Kreu i task-forcës britanike për vaksinat, Kate Bingham, tha më vonë se të dhënat e fazës së fundit të testimeve mund të jenë vetëm disa “javë larg”.

Më shumë se 47 milionë raste me koronavirusin e ri janë konfirmuar në nivel global dhe më shumë se 1.2 milionë vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins. Aktualisht po bëhen dhjetëra përpjekje për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat,merret i pandehur nga SPAK administratori i KESH

Administratori i Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK. Elezit i është komunikuar akuza...

Juristja ‘shkarkon’ Berishën/ Ditën që certifikohen zgjedhjet, s‘është më kryetar partie!

Për juristen Brisida Gjikondi, Sali Berisha nuk e ka aspiruar të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Në studion e Real Story, Gjikondi tha se plani...

“Erdhët si të fortë, na dolët lepuj!”/ ‘Plas sherri’ mes Pjerin Ndreut dhe Gjin Gjonit

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me një deklaratë të bërë më herët nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në këtë...

‘Rezultati më i madh në historinë e PS’, Braçe: Rrezikohet demokracia? Aspak!

Erion Braçe, i cili rezulton në mesin e kandidatëve më të votuar në Tiranë, tha se PS ka shënuar rezultatin më të mirë të...

Kaq ishte!

Nga Enriketa Papa Kaq ishte! I qendrova besnike bindjes sime qe prej 9 shtatorit 2021, qe Berisha nuk e sjell PD ne fitore. Sanksionimi i tij...

Lajme të tjera

Web TV