Pjesëmarrja në zgjedhjet në SHBA, “më e larta në 120 vjet”

Mbi 160 milionë amerikanë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në SHBA. Kjo është pjesëmarrja më e lartë e parë në 120 vjet në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Këto janë të dhënat paraprake të Projektit të Zgjedhjeve në SHBA, mision i të cilit është sigurimi i statistikave zgjedhore.

Sipas këtij Projekti, pjesëmarrja në zgjedhjet e së martës ka qenë 66.9%, më e larta që nga viti 1900, shkruan. Më 1900, pjesëmarrja ka qenë 73.7 % dhe presidenti republikan, William McKinley, e ka mundur sfiduesin e tij demokrat, William Jennings Bryan.

“Zgjedhjet presidenciale 2020 kanë pasur pjesëmarrjen më të lartë në 120 vjet”, ka shkruar në Twitter themeluesi i Projektit të Zgjedhjeve, profesori Michael McDonald.

Në garën e sivjetme për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë presidenti aktual, Donald Trump, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden.

Por, rezultati është ende i paqartë, meqë numërimi i votave në disa shtete kyçe është duke vazhduar./r.g/Fjala.al