Rastet e shumta me Covid-19/ Greqia izolohet për herë të dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia ka vendosur një izolim të dytë në të gjithë vendin për të ndaluar rritjen e shifrave të të infektuarve me COVID-19.

Ditën e nesërme pritet që kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe kreu i Komitetit të Ekspertëve të dalin në një deklaratë dhe të komunikojnë vendimin, me të cilin është dakordësuar edhe BE. Mësohet se bllokimi i përgjithshëm do ta zgjasë për rreth një muaj, duke nisur që nga data 7 nëntor 2020.

Përveç mbylljes në shtëpi (padyshim që sistemi me SMS që ishte i vlefshëm në bllokimin e parë do të zbatohet gjithashtu) të gjitha dyqanet do të mbyllen përveç supermarketeve, dyqaneve ushqimore, farmacive, pikave të karburantit dhe përgjithësisht atyre që kanë artikuj në treg.

Po ashtu edhe shkollat ​​do të mbyllen me përjashtim të shkollave fillore, ndërsa sistemi i mësimit në distancë do të zbatohet në shkollat ​​e mesme dhe në lice.

Ky vendim i qeverisë u mor pas një rritje të ndjeshme të rasteve dhe presionit të madh që koronavirusi tani po krijon në Sistemin Kombëtar të Shëndetit.

Kujtojmë se Greqia ka shënuar 18 viktima dhe 2646 rastë të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Regjistrohet rrufeja 829 kilometra e gjatë

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka vendosur një rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në...

Trump mund të falë Diddy-n? Shtohen spekulimet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton seriozisht mundësinë e një faljeje presidenciale për reperin Sean “Diddy” Combs, i cili aktualisht po vuan dënimin...

Lajme të tjera

Web TV