Veliaj i përgjigjet Kryemadhit dhe Tabakut, publikon video nga “Sami Frashëri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjetet e rënda po punojnë për hapjen e themeleve të shkollës se re “Sami Frashëri” në rrugën e Barrikadave, dy herë më e madhe se e vjetra.

Kryetari i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur Monika Kryemadhit dhe Jorida Tabakut duke postuar një video live nga punimet që po kryhen aty prej disa ditesh.

Në postimin e tij në Twitter, Veliaj thekson se akuzat e opozitës për “Sami Frashërin” lidhen me sikletin e tyre të përbashkët, se gjatë qeverisjes PD-LSI te Tiranës, nuk ndërtuan asnjë shkollë të re.

Para se të mbërrijnë brigadieret e SHQUP-it për teatrin e ditës – ja Sami Frashëri sot! Ua kuptoj hallin! S’bënë ASNJË shkollë të re si PD-LSI gjatë gjumit të përbashkët në Bashkinë e Tiranës. ASNJË! Siklet duhet të jetë të dalësh rrugëve me këtë turp që s’harrohet”, shkruan Veliaj.

Ndërkaq, sot Kryemadhi ishte ne Kombinat, ku njësoj si me “Sami Frashërin”, për te cilën deklaroi se do të bëhet në Paskuqan (bashki tjetër), u përpoq të përhapë panik dhe te mashtrojë banorët edhe me pallatet qe do rindërtohen aty.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV